Smartphone-t e serisë së re Galaxy A, pajisjet perfekte për foto fantastike gjatë pushimeve verore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Smartphone-t e serisë së re Galaxy A, pajisjet perfekte për foto fantastike gjatë pushimeve verore

Artikull i sponsorizuar

Vera është stina e momenteve të paharrueshme, udhëtimeve dhe eksplorimit të vendeve të reja. Ditët me diell do t’ju nxisin dëshirën të shkrepni fotografi me të dashurit tuaj edhe të jeni aktiv duke ndarë copëza të bukura nga dita juaj në rrjetet tuaja sociale.

Qielli i kthjellët me yje, perëndimet në det, apo jeshilja e ndritshme e kodrave do t’ju dhurojnë ndjesi të cilat do të donit t’i ruanit vizualisht. Shoqëruesi ideal për shpirtin tuaj të udhëtarit apo të aventurës do të jetë seria e re Samsung Galaxy A: A54 dhe A34 Kjo seri ofron inovacionin që të gjithë kemi pritur në një çmim të arsyeshëm.

Realizoni fotot dhe videot perfekte

Vera juaj do të jetë e mbushur plot me ngjarje dhe panorama shumëngjyrëshe nga pushimet tuaja. Për t’i shijuar tërësisht festat ose mbrëmjet tuaja dhe gjithë destinacionet ku do të niseni, smartphonet Samsung sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Dhe nuk është aspak problem nëse doni të shkrepni fotografi teksa po kaloni momente të mrekullueshmë gjatë mbrëmjes në një qytet bregdetar apo jeni duke vizituar muze dhe pika të veçanta turistike.

Advertisement

Galaxy A54 5G krenohet me një lente kryesore 50MP OIS, së bashku me një lente ultra të gjerë 12MP, ndërsa A34 vjen me një lente kryesore 48MP OIS dhe një lente ultra të gjerë 8MP. Të dy modelet vijnë gjithashtu të pajisura me një lente makro 5MP. Karakteristika shumë e pëlqyer e “Nightography” bëhet më e aksesueshme me prezantimin në Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G. Ajo i ndihmon konsumatorët të shkrepin foto dhe video më të ndritshme dhe më të qarta në dritë të ulët. Këto modele kanë gjithashtu një Auto Night mode që përshtatet automatikisht me kushtet e dritës së ulët, kështu që përdoruesi nuk duhet të ndërrojë manualisht modalitetet e kamerës.

Për më tepër, këta smartphone ofrojnë stabilizim të përmirësuar optik të imazhit me një OIS 1,6x më të gjerë dhe stabilizim video (VDIS) deri në katër herë më të mirë krahasuar me telefonat e gjeneratës së mëparshme. Përdoruesit tani mund të shkrepin poza të mprehta në dritë të ulët me “100% All Pixel Auto Focus” që gjen shpejt fokusin në kushtet e dritës së ulët. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G vijnë me Auto Framing, një veçori që rregullon automatikisht këndin e shikimit dhe zmadhon deri në pesë persona gjatë regjistrimit të videos, duke siguruar video të qëndrueshme dhe të qarta çdo herë.

Pamje e qartë edhe nën rrezet e diellit

Galaxy A54 dhe Galaxy A34 janë krijuar për të përmirësuar përvojat argëtuese të përdoruesit.

Si ekrani 6.6 inç, 1000 nits i Galaxy A34 5G ashtu dhe ekrani 6,4 inç FHD+ Infinity-O i Galaxy A54 5G përmbajnë ngjyra të vërteta falë teknologjisë Super AMOLED. Shpejtësia e rifreskimit 120 Hz në të dyja pajisjet lejon kalim tepër të qetë nga skena në skenë, edhe në lëvizje të shpejtë. Përveç kësaj, shkalla e rifreskimit adaptiv maksimizon efikasitetin e baterisë, ndërsa Vision Booster rrit dukshmërinë edhe nëse jeni buzë detit nën rrezet e forta të diellit. Eye Comfort Shield është gjithashtu i aksesueshëm në Quick Panel, duke ofruar mbrojtje për sytë e përdoruesit.

Advertisement

Udhëtoni pa u shqetësuar për rezistencën e smartphone-t

Kjo stinë është dinamike, plot me eksplorime dhe momente të papritura për t’u çlodhur brigjeve të detit apo për t’u arratisur në zemër të maleve. Nëse keni shpresuar për një bateri jetëgjatë, atëherë dëshira juaj sapo u realizua. Seria  Galaxy A nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Me një bateri 5000 mAh, Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G mund të zgjasin më shumë se 2 ditë me një karikim të vetëm.

Gjithashtu, gjatë stinës së verës ne marrim kohën tonë për të pushuar dhe për rrjedhojë jemi më të shkujdesur. Samsung ka menduar edhe për këtë. Nëse keni planifikuar të bëni kanoe, rafting, hiking ose keni vendosur të eksploroni destinacione të pazbuluara, mos u shqetësoni për smartphone-n tuaj. Ekrani në të dyja këto pajisje vjen me mbrojtje Corning Gorilla Glass 5, e cila ofron mbrojtje të përmirësuar nga gërvishtjet dhe rëniet. Galaxy A54 5G gjithashtu vjen me mbrojtje Gorilla Glass 5 në panelin e pasmë.

Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G janë rezistent ndaj ujit (IP67), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1 metër ujë të ëmbël deri në 30 minuta. Gjithashtu, ato janë ndërtuar për t’i rezistuar pluhurit dhe rërës, duke i bërë ato ideale për të gjitha aventurat tuaja të verës.

Me blerjen e Galaxy A34 ose A54, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic “OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 31.3.2023. dhe 31.12.2023. Për më shumë informacion, vizitoni linkun.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy