Sonda e NASA-s sjell prova të një liqeni të lashtë në Mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonda Perseverance e NASA-s që aktualisht është duke eksploruar një pjesë të Marsit, ka shkrepur imazhe të reja që duket se zbulojnë prova gjeologjike të një lumi me rrjedhje të shpejtë.

Lumi besohej se “ushqehej” në kraterin Jezero, shtrati i një liqeni të lashtë në planetin e kuq.

Perseverance nisi të eksploronte përbërjen e brendshme të kraterit pasi zbarkoi në Mars në shkurt 2021.

Sonda nisi studimin e një depozite në formë ventilatori në zonën që është 250 metra e lartë, me gjasë mbetjet e një delte të lashtë lumi, rreth një vit më parë.

Advertisement

Së pari, sonda e NASA-s studioi skajin e përparmë të gërryer të strukturës dhe tashmë ajo është ngjitur në majë për të eksploruar shkëmbin sedimentar që mund të ruajë dëshmi të ujit dhe të jetës së dikurshme, nëse ka ekzistuar ndonjëherë.

Shtresat e lakuara të tokës sugjerojnë që uji i rrjedhshëm i ka dhënë formë dhe imazhet më të fundit të marra nga Perseverance tregojnë për një lumë më të thellë dhe më të shpejtë seç prisnin shkencëtarët në Mars.

Është hera e parë që ata shohin mjedise të tilla në Mars.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy