SpaceX, një tjetër raketë e Elon Musk pëson defekt dhe shpërthen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër problem në rrugën drejt Marsit të Elon Musk. Projekti SpaceX i miliarderit afrikano-jugor, u përball me një tjetër tentativë të dështuar me raketën prototip Staship SN11.

Raketa u nis nga selia qendrore e shoqërisë , që ndodhet në Boca Chica të Teksasit, kur pak sekonda më vonë pamjet tregojnë një shpërthim dhe copa të raketës që “fluturojnë” kudo.

“Diçka ka ndodhur pak pas fillimit të fazës nisjes, ende nuk dimë çfarë por po analizojmë gjithçka”, ishin fjalët e Musk në një postim në Twitter.

Në dhjetor, një tjetër raketë gjigante eksperimentale arriti të ngjitej deri në 13 km lartësi, u rikthye sipas planit, por kur u ul në tokë shpërtheu në flakë. Në atë rast, gjithsesi,  misioni u cilësua si sukses, ndryshe nga një tjetër tentativë e dështuar në maj.  

Advertisement
VIDEO:
Dështon tentativa, prototipi i ri i “Space X” shpërthen në platformën e lëshimit

Misioni i Space X është fillimi i transportit komercial në hapësirë, dhe në veçanti në Mars , duke filluar nga dekada e ardhshme.

Advertisement

VIDEO:
Raketa e Elon Musk shpërtheu, por misioni quhet i suksesshëm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy