SpaceX thyen rekord, dërgon qindra satelitë në orbitë, ekspertët të shqetësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raketa Falcon 9 e SpaceX dërgoi në orbitë 143 satelitë të vegjël, duke vendosur një rekord të ri botëror për numrin më të madh të satelitëve të lëshuar nga një raketë e vetme.

Misioni, i quajtur Transporter-1, u ngrit me sukses nga kompleksi “Space Launch Complex 40” në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Ai mbante 10 satelitë për rrjetin e internetit Starlink të SpaceX dhe më shumë se 130 satelitë komercialë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga PSLV, një raketë indiane, që kishte dërguar në hapësirë 104 satelitë në vitin 2017.

Advertisement

Ndërsa numri i pajisjeve në orbitë rritet, ekspertët po shqetësohen gjithnjë e më shumë për mbingarkesën. Satelitët janë përplasur në orbitë më parë, dhe megjithëse incidente të tilla nuk paraqesin kërcënim për njerëzit në tokë, mbeturinat nga rrëzimi mund të qëndrojnë në orbitë për vite ose dekada.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy