Sulmohen Shqiptarja.com dhe Report TV

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohen Shqiptarja.com dhe Report TV

Për më tepër se dy orë serveri i Shqiptarja.com dhe Report-tv.al janë në qendër të një sulmi kibernetik me përmasa të paprecedenta.

Sulmi i tipit “ddos” simulon hyrjen në të njëjtën kohë në portal të miliona kompjuterave, duke bërë në këtë mënyrë të pamundur hyrjen në lajme.

Sulmi nisi pak minuta pas orës 18.00 dhe vazhdon edhe tani.

Sistemet e sigurisë të vendosura në mbrojtje të serverave izoluan dy uebsitet herën e parë deri në 18.56 dhe më pas, për shkak të sulmit që vazhdonte, planifikuan një ndërprerje të re.

Advertisement

Ky është një sulm i rëndë ndaj lirisë së shtypit pasi ka si synim të vetëm mosleximin e përmbajtjeve të Shqiptarja.com dhe Report-tv.al për lexuesit.

“Ju kërkojmë ndjesë të gjithë lexuesve tanë për këtë mosfunksionim, ndërsa teknikët tanë informatikë janë duke punuar për të rinisur shërbimin dhe për të identifikuar origjinën e sulmit kibernetik”, bën me dija kompania.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy