Superjahti “fluturues”, 80 milionë euro për 15000 kuaj fuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Superjahti “fluturues”, 80 milionë euro për 15000 kuaj fuqi

Studio e projektimit të jahteve “Lazzarini Desing” ka zbuluar së fundmi planet për një superjaht 74 metra të gjatë, që praktikisht duket sikur fluturon mbi sipërfaqen e ujit për shkak fletëve metalike.

Jahti i quajtur “Pelectrum” frymëzohet nga varkat gjigante me vela, veçanërisht modelet Prada që marrin pjesë në “America’s Cup”, të cilat përdorin fletë alumini për të lundruar sa më shpejt.

Pelectrum është ideuar dhe ndërtuar i gjithi me fibra karboni, çka i jep mundësinë që të arrijë një shpejtësi prej 75 nyjash detare, ose gati 140 km/h. Jahti punon falë 3 motorëve me hidrogjen, secili në gjendje të arrijë deri në 5000 kuaj fuqi, për një total prej 15 mijë kuaj fuqi.

Pjesa e brendshme e jahtit është ndarë në katër kuverta. Në kuvertën kryesore janë vendosur 6 dhoma për miqtë, si dhe suita e pronarit. Pelectrum gjithashtu është pajisur me një garazh dhe pistë për uljen e helikopterëve. Në garazh ka hapësirë për të vendosur një makinë dhe mjete të vogla lundruese.

Advertisement

Momentalisht jahti është ende në fazën e konceptimit, por “Lazzarini Design” thotë se mjeti lundrues do të ndërtohet me porosi, për një vlerë prej 80 milionë eurosh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy