Supermikroskopi më i fuqishëm debuton me burimin e ri të rrezeve X

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Supermikroskopi më i fuqishëm debuton me burimin e ri të rrezeve X

Vëzhgimi i procesit të infeksionit, si ai i shkaktuar nga koronavirusi i ri, falë skanimit 3D të një organi ose të gjithë trupit të njeriut, është revolucioni shkencor i bërë i mundur falë burimit të ri më të ndritshëm të rrezeve X, që është arritur ndonjëherë, në Supermikroskopin Europian (ESRF) i bazuar në dritën sinkrotron.

I projektuar nga një fizikan italian, burimi i ri, që e bëri Supermikroskopin Europian më të fuqishmin në botë, quhet ESRF-Extreme Brilliant Source (ESRF-EBS).

“Ky është një çast krenarie për të gjithë komunitetin sinkrotron”, tha Francesco Sette, drejtori i përgjithshëm i ESRF.

“Me hapjen e kësaj gjenerate të re të sinkrotronit me energji të lartë, ESRF vazhdon rolin e tij pionier në sigurimin e një mjeti të ri të pashembullt për shkencëtarët, për të shtyrë kufijtë e shkencës dhe për të adresuar sfidat jetësore me të cilat përballet sot shoqëria jonë, siç janë shëndeti dhe ambienti”, shtoi ai.

Advertisement

Supermikrosopi i ri është, gjithashtu, një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar: burimi EBS u financua nga 22 vende, që investuan 150 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy