minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tatuazh në distancë falë lidhjes super të shpejtë 5G - Struga.info


Tatuazh në distancë falë lidhjes super të shpejtë 5G

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tatuazh në distancë falë lidhjes super të shpejtë 5G

Tani dëgjojmë për 5G-në pothuajse çdo ditë. Ka nga ata që e bëjnë këtë për të përhapur mashtrime në lidhje me efektet anësore fantazme që do të kishte në shëndetin tonë dhe nga ata të cilët, në shumicën e rasteve, për fat të mirë, të parashikojnë efektet pozitive që kjo teknologji do të ketë në jetën tonë, për shembull në fushën e transportit, inteligjencës artificiale dhe kirurgjisë në distancë, shkruan faqja e internetit focus.it.

Për të dhënë një shembull të potencialit që rrjedh kryesisht nga koha shumë e shkurtër që kërkon 5G-ja, dikush ka shpikur një eksperiment vërtet kurioz, që mund të duket si skena e një filmi fantastiko-shkencor.

Në fakt, ndodhi me të vërtetë, disa javë më parë.

Stijn Fransen, një aktor holandez, kishte tatuazhuar krahun nga një krah robotik, i kontrolluar, përmes një lidhjeje 5G, nga një artist tatuazhesh që ishte në një vend tjetër.

Advertisement

Në komandimin e robotit ishte Wes Thomas, një artist me qendër në Londër, i pasionuar pas teknologjisë.

Thomas e kishte konceptuar eksperimentin gjatë bllokimit të pandemisë së bashku me një ekspert të robotikës: të dy krijuan krahun robot, krijuan gjilpërën e veçantë të tatuazhit dhe shtypën gjithçka në 3D.

Ata më pas montuan motorë elektrikë dhe aktivizues në robot dhe e lidhën atë me një smartfon 5G.

Eksperimenti, megjithëse i pari i këtij lloji, nuk është një risi absolute: rrjetet e komunikimit ultra të shpejtë të gjeneratës së fundit kanë lejuar tashmë realizimin e eksperimenteve të vërteta kirurgjikale në distancë, edhe nëse tani për tani vetëm në modele artificiale ose në kufoma.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy