
Duke filluar nga sot klientët në dyqanin ”Whole Foods” në lagjen ”Capitol Hill” të Siatçllit do të jenë në gjendje të paguajnë për ushqimet e tyre edhe me pëllëmbë.
”Amazon”, i cili bleu zinxhirin e dyqaneve ushqimore të kësaj kompanie në 2017, instaloi pajisjet e veta skanuese të dorës.
”Kompania ka në plan të zgjerojë teknologjinë pa shitës në shtatë dyqane shtesë ‘Whole Foods’ në muajt e ardhshëm”, tha përfaqësuesi i ”Amazon”, Dilip Kumar në një postim në blog.
”Amazon”, i cili shpesh përdor Siatëllin si një laborator për të testuar teknologjitë, zbuloi skanuesit në dy dyqane vjeshtën e kaluar. Që nga ajo kohë, ato janë instaluar edhe në 10 dyqane të tjera.
”Deri më tani, mijëra klientë janë regjistruar për të përdorur terminalet”, tha Kumar.
Përdoruesit regjistrohen duke skanuar pëllëmbën e tyre dhe duke e lidhur atë me një kartë krediti ose llogari të ”Amazon”, pastaj duke skanuar pëllëmbën e tyre përsëri për të paguar.