Teleskopi Hapësinor bën zbulimin: Sateliti i Jupiterit i mbushur me avull, në 2024 misioni për ta arritur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër zbulim i rëndësishëm, që mund të sqaroj edhe më shumë strukturën e sistemit tonë diellor, dhe mundësitë e një udhëtimi afatmesëm drejt tyre.

Teleskopi hapësinor Hubble, që financohet nga NASA, Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo kanadeze, ka zbuluar se në një prej satelitëve të akullt të Jupiterit, Europa, paraqet një sasi domethënëse uji në formë avulli.

Diçka që habiti disi astronomët, nga momenti që fenomen të tillë e kishin konstatuar edhe në satelitin tjetër të Jupiterit, Ganimete. Shkencëtarët  nuk mendonin se diçka e tillë, veçanërisht një përhapje e tillë, do të mundej në një trup qiellor pak më të vogël se Hëna jonë, dhe që paraqitet shumë më i ftohtë se Ganimete.  

Studimi ka marrë parasysh vrojtimet me ultraviolet nga viti 1999 deri më tani, dhe evidentoi edhe një dukuri tjetër të habitshme. Uji i avullt ndodhet vetëm në hemisferën që ndodhet në drejtim të kundërt me orbitën e tij, për arsyeje ende jo të zbuluara.

Advertisement

Studimet i paraprinë një misioni eksplorues dhe kësaj radhë aspak teorik në këtë satelit, që pritet të nisë në 2024.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy