Teleskopi James Webb, zbulon mrekullitë e planetit “foshnje”, ndodhet jashtë sistemit diellorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teleskopi James Webb, zbulon mrekullitë e planetit “foshnje”, ndodhet jashtë sistemit diellorë

Teleskopi hapësinor James Webb po jep rezultatet e para domethënëse. Jo vetëm fotografi me rezolucion të lartë të sistemit tone diellor, por tani edhe planetë jashtë tij, pamjet e të cilëve që shihen përherë të parë.

Bëhet fjalë ne veçanti për ekzoplanetin e parë të kapur nga teleskopi , pra planetin që ndodhet në një sistem diellor të ndryshëm nga ai i Tokës. I quajtur me siglën disi anonime HIP 65426, planeti që ndodhet 385 vite dritë nga Toka ka qenë i njohur nga viti 2017, i pikasur nga një observator i rëndësishëm në Kili, por atmosfera e Tokës pengonte ardhjen e sinjalit që mundësonte pamjet.

Ndërkohë, teleskopi James Webb arriti të sigurojë pamjet e para të planetit, edhe falë largësisë së madhe të HIP 65426 nga ylli i tij, rreth 100 herë më larg se distanca  e Tokës me Diellin.  Detaje të mjaftueshme për të kuptuar se kemi të bëjmë me një planet gjigant gazor, pak a shumë si Jupiteri, aspak i përshtatshëm për zhvillimin e jetës.

HIP 65426  është një planet që i ballafaquar me moshën e sistemit tonë diellor duket i “sapolindur”, vetëm 20 milionë vite, ndërkohë që toka ka më shumë se 4 miliardë vite.  

Advertisement

Studiuesit e shumtë tregojnë në fakt se zbulimi i ekzoplanetit është vetëm fillimi i një epoke zbulimesh që do të përbëj revolucion në astronomi. “Ka shumë pamje ekzoplanetesh që pritet të vijnë , dhe që do të formësojnë gjithçka që dimë për karakteristikat e tyre. Madje, presim të zbulojmë edhe planetë totalisht të panjohur“, thotë Aarynn Carter, një nga autorët e studimit.  


Universi 1280x720<!–

–>

Advertisement

Pamjet mahnitën botën, sa ndryshe e sheh universin teleskopi Webb nga paraardhësi Hubble

Teleskopi James Webb ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë, dhe është “basti” i madh i NASA për zbulimin e yjeve dhe galaktikave më të largëta,  një lloj “makine e kohës” dhe ato që ekzistuan 100-200 milionë vite nga Bing Bangu nga i cili u gjenerua universi.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy