Televizioni australian sulmohet nga hakerët, për disa orë s’pati transmetim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sulm kibernetik ka dëmtuar transmetimet e drejtpërdrejta në rrjetin televiziv Australian Nine TV të Australisë.

Transmetuesi ka thënë se nuk ishte në gjendje të transmentonte disa programe gjatë së dielës ndërsa kanë nisur hetimet nëse sulmi kishte ardhur nga vendi apo jashtë tij, shkruan BBC.

Parlamenti i Australisë gjithashtu po hetonte një sulm të mundshëm në Canberra, derisa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se qasja në postat elektronike është ndërprerë si masë sigurie.

“Qeveria veproi shpejt dhe ne kemi njerëzit më të mirë që punojnë për të siguruar qytetarët që Australia është vendi më i sigurt për të operuar në internet”, thuhet në reagim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy