Testohet paneli solar që mbledh energji në hapësirë për të dërguar në Tokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkencëtarët që punojnë për Pentagonin kanë testuar me sukses një panel solar të madhësisë së kutisë së picës në hapësirë, të dizajnuar si prototip për të ardhmen për të dërguar elektricitet nga hapësira në çdo pjesë të Tokës.

Paneli – i njohur si “PRAM” – ishte lansuar fillimisht në maj të vitit 2020, lidhur me një dron të Pentagonit, për të shfrytëzuar dritën e diellit për ta konvertuar në energji elektrike.

Paneli është i dizajnuar për të siguruar përdorimin më të mirë të mundshëm të dritës në hapësirë, që nuk kalon përmes atmosferës, dhe të mbajë energjinë e valëve blu, duke i bërë më të fuqishme sesa kur rrezet e diellit arrijnë në Tokë. Drita blu shpërndahet me hyrjen në atmosferë, prandaj qielli duket i kaltër.

“Jemi duke marrë tona ekstra dritë dielli në hapësirë për shkak të kësaj”, ka thënë Paul Jaffe, bashkëzhvillues i projektit.

Advertisement

Eksperimenti i fundit me madhësi 12×12 inç është në dispozicion të prodhojë 10 vatë energji, ka shpjeguar Jaffe për CNN.

Kjo është energji e mjaftueshme për të mbushur një tablet me rrymë.

Projekti kërkon përfshirjen e shumë paneleve. Nëse arrin të ketë sukses mund të revolucionarizojë mënyrën se si energjia gjenerohet dhe shpërndahet në gjithë botën.

Njësia ende s’ka dërguar rrymë direkt në Tokë, por teknologjia tashmë ka nisur të marrë hov.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy