Thyhet rekordi i ndjekësve në “Twitch”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndjekësit e kanë përcjellë duke ngrënë, duke luajtur e madje edhe duke fjetur. Pasi transmetoi për 31 ditë rresht në “Twitch”, Ludwig Ahgren ka thyer rekordin për më së shumti përcjellës me pagesë në uebfaqen e njohur për transmetim të video-lojërave.

Ai ka kaluar shifrën e 282 mijë ndjekësve, duke thyer rekordin e Tyler “Ninja” Blevinsit që kishte kaluar 269 mijëshin.

Uebfaqja e video-lojërave, Kotaku, e përshkroi arritjen si rekord të jashtëzakonshëm.

“Twitchi” ka tre nivele të abonuesve me pagesë dhe një pjesë i shkon krijuesit të përmbajtjes. Ende s’dihet sa ka fituar Ludwigu me thyerjen e rekordit.

Advertisement

Në fillim të “subathonit” (shkurtesë për maratonën e abonuesve) çdo abonim i ri ia shtonte 10 sekonda transmetimit të Ludwigut.

Fillimisht ai kishte menduar se do t’i binte të transmetonte live për 24 deri 48 orë, por me rritjen e ndjekësve, u zgjat edhe transmetimi.

Një muaj më pas, ai ndali të martën transmetimin.

Në ditën e fundit të transmetimit, ai dhuroi nga pesë dollarë për çdo ndjekës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy