“TikTok” bllokon hyrjen për përdoruesit nën 13 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania “Tik Tok” do të marrë masa për të bllokuar hyrjen në platformë të përdoruesve nën moshën 13 vjeç dhe do të shqyrtojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës.

“Do të nisim një fushatë informimi për të rritur ndërgjegjësimin midis prindërve dhe fëmijëve”, thanë zyrtarë të kompanisë, pas masës së bllokimit të vendosur ditët e fundit.

Duke filluar nga 9 shkurti, duke zbatuar kërkesat e garantuesit, “TikTok” do të bllokojë të gjithë përdoruesit dhe do të kërkojë sërish verifikimin e datës së lindjes, përpara se të vazhdohet me përdorimin e aplikacionit.

Sapo të identifikohet një përdorues nën 13 vjeç, llogaria e tij do të hiqet.

Advertisement

“Në mënyrë që të identifikojë përdoruesit nën 13 vjeç me siguri të arsyeshme, pas këtij kontrolli të parë, kompania do të përdorë sistemet e inteligjencës artificiale për të bërë vlerësimin”, sqaroi kompania.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy