Trafiku është kthyer në makth? Skuterin mund ta fusësh në çantën e shpinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Metropolet moderne, përtej avantazheve të tyre, kanë edhe problematika të theksuara. Nje prej tyre është mungesa e parkimit. Diçka që mund të shndërrohet në një makth te përditshëm  për miliona persona.

Po tani një shpikje nga Universiteti i Tokios mund ta zgjidhë pjesërisht ketë problem. Japonezët kanë shpikur Poimo, një scooter që mund të shkoj deri në 15 kilometra në orë për rreth 90 minuta. Dhe më pas shfryhet si një tullumbace në rreth 2 minuta, dhe vihet në një çantë që mund te mbahet mbi supe.

Një ëndërr të realizuar për studentët e universitetit japonez që kishin përjetuar vetë vështirësitë, qoftë për parkimin e mjeteve me dy rrota.

Projekti u prezantua në konferencën ndërkombëtare CHI 2020 mbi faktorin njerëzor në sistemet informatike, duke patur menjëherë simpatinë e të pranishme.   

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy