Trendi i blerjes së shtëpive online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është mbrëmja e së shtunës në Londër dhe unë po bëj blerje të shtëpisë në Dublin, duke iu falënderuar kufjeve të realitetit virtual.

Në një moment harroj që ajo është e ulur pranë meje, i bërtas gruas sime: ‘’Jam në dhomën e fjetjes së fëmijëve”. Ne s’mund të shkojmë në Republikën e Irlandës vetë që ta bëjmë këtë. Udhëtarët nga Britania e madhe duhet t’i kufizojnë lëvizjet për dy javë, prandaj e kemi të kufizuar këtë mundësi.

Por, unë mund të bëj disa hapa në një apartament virtual, buzë detit ‘’Dun Laoghaire” në Dublin, edhe pse jemi në shtëpinë tonë në jug të Londrës. Rrathët shfaqen në dyshemenë e apartamentit në Dublin dhe duke përdorur telekomandën e dorës, unë mund të kaloj mes tyre dhe të eksploroj.

Poshtë e lart

Advertisement

Kur qëndroj në çdo rreth, unë mund të shkoj lart, poshtë, nga të dua. Është tërheqëse dhe ndihem sikur jam atje, edhe pse kur eci duket sikur po e përdor “Google Street View”.

(Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy