Turqia teston me sukses motorin e parë hibrid për misionin hënor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë hibrid që do të përdoret në Misionin Hënor, tha ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së vendit.

Ministri Mustafa Varank mori informacion në lidhje me sistemin në rrethin Sile të Stambollit. Vendi planifikon të dërgojë anijen kozmike pa pilot për të bërë një ulje në Hënë në vitin 2023, në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.

Varank theksoi se ata bënë dy ndezje të suksesshme, atë të Sistemit të Raketës Sondë (SORS) dhe atë të motorit hibrid të planifikuar për t’u përdorur në misionin hënor.

Duke nënvizuar se koha e synuar në testim ishte 50 sekonda, Varank tha: “Kjo ndezje 50-sekondëshe ka përfunduar me sukses. Që nga sot, mund të themi se provat e para të motorit që mund të përdoret në misionin hënor janë bërë me sukses”.

Advertisement

Ai theksoi se një mostër e motorit raketor do të lansohet nga provinca veriore Sinop në maj. atsh

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy