“Twitter një minierë për database”, Banka e Italisë e përdor për të matur… inflacionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Twitter një minierë për database”, Banka e Italisë e përdor për të matur… inflacionin

Banka e Italisë deklaroi se një serë treguesish eksperimentalë që ka krijuar nga përmbajtja e miliona postimeve në Twitter, ka gjurmuar me saktësi humorin e konsumatorëve mbi çmimet, duke ofruar një mjet të ri të fuqishëm për politikat monetare.

Kjo përpjekje vjen ndërkohë që ekonomistët dhe politikëbërësit në botë, po përqëndrohen tek mediat sociale dhe burime jo të tjera, për të matur sjelljen konsumatore, ndërkohë që inflacioni vazhdon të injorojë objektivat e bankave qendrore.

Hulumtuesit zbuluan se treguesit e tyre, bazuar në milionë postime  në Twitter,  jo vetëm u përputhën me inflacionin përfundimtar dhe masat ekzistuese statistikore për pritshmëritë e çmimeve,  por ishin gjithashtu në kohë reale dhe ofruan detaje më të imëta.

Rezultati tregon se Twitter mund të jetë një burim për shpikjen e një metode të re”- theksuan autorët e studimit prej 107 faqe, duke shtuar se ky hulumtim italian mund të replikohet në të gjithë botën.

Advertisement

Twitter ka thuasje 200 milionë përdorues aktiv mujor në botë dhe kishte rreth 10 milionë përdorues aktiv në Itali në vitin 2019, sipas autorëve. Analzia nisi duke mbledhur 11.1 milionë postime në Itali mes Qershorit 2013 dhe Dhjetorit 2019, që përmbainin të paktën 1 nga disa fjalë të selektuara të lidhura me inflacionin, çmimet dhe dinamikën e çmimeve.

“Arsyeja për përqëndrimin tek numri i tëeets është nocioni intuitiv që sa më shumë njerëz të flasin për diçka, më i madh është probabiliteti që të relfektojë meindimin e tyre dhe se kjo mund të infeluencojë pritshmëritë e njerëzve të tjerë”- thekson studimi. Databaza më pas u pastrua, për të hequr reklamat apo postimet që përdorin fjalën inflacion, jo në kontekstin e duhur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy