Twitter padit miliarderin Elon Musk, u tërhoq nga blerja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Twitter paditi miliarderin Elon Musk, duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë së mediave sociale. Musk dhe Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi njoftoi 3 ditë më parë, se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

Në padinë e Twitter theksohet se Musk refuzon të respektojë obligimet e tij ndaj kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar nuk i shërben më interesave të tij personale.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai ndryshe nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit, është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve dhe të largohet nga marrëveshja”, shkruhet në padi.

Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer që shpesh merret me mosmarrëveshje mes shumë korporatave, përfshirë edhe të Twitter-it. Kur njoftoi tërheqjen nga blerja, Musk tha se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy