Twitter pezullon llogarinë e politikanes republikane: Postoi informacione të rreme për Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Twitter pezullon llogarinë e politikanes republikane: Postoi informacione të rreme për Covid

Twitter ka pezulluar përkohësisht llogarinë e politikanes republikane Marjorie Taylor Greene dhe e akuzon atë se ka postuar informacione të rreme në lidhje me koronavirusin.

Gjiganti i mediave sociale në një deklaratë ka sqaruar se llogaria e Greene do të jetë e pezulluar për 12 orë dhe ajo nuk do mund të postojë dot asgjë.

Pezullimi i llogarisë erdhi pas dy postimeve të bëra prej saj, ku u bënte thirrje qytetarëve që të mos vaksinoheshin dhe se Covid nuk është i rrezikshëm tek njerëzit e moshës nën 65 vjeç dhe që nuk janë obezë.

Postimet e politikanes republikane nuk janë fshirë, por Twitter i ka shënjuar ato si informacione të rreme.

Advertisement

Greene ka qenë një kritike e hapur e vaksinave dhe përdorimit të maskave. Nuk është hera e parë që Greene përfshihet  në ‘luftë’ me gjigandin e mediave sociale, pasi dhe në muajin Prill llogaria e saj u pezullua.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy