U krijuan për hije, por çadrat janë edhe burim energjie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U krijuan për hije, por çadrat janë edhe burim energjie

Ato janë krijuar për të siguruar hije, por çadrat shumë shpejt mund të bëhen burim energjie, shkruan faqja e internetit ilsole24ore.it.

Kështu, edhe plazhet në hapësirën e disa viteve po përgatiten të bëhen oaze të rrjetit inteligjent.

Në zemër të teknologjisë fotovoltaike në gjendje të marrë rrezatimin diellor në mënyrën më të mirë dhe ndoshta gjithashtu të shfrytëzojë ngrohtësinë që del nga rëra.

Fantazi shkencore?

Advertisement

Jo, pasi disa eksperimente tashmë janë duke u zhvilluar.

Një ndër to është edhe ajo e kompanisë ”Carlo Ratti Associati” në fabrikën e Torinos, me ide të marra nga Chuck Hoberman, babai i “dizajnit të transformueshëm”.

Ekipi ka imagjinuar kështu një çadër teknologjike e cila, nga njëra anë, mbron përdoruesit nga rrezet UV, dhe nga ana tjetër është në gjendje të kapë këto të fundit dhe t’i transformojë në energji.

”Të frymëzuar nga kërkimet dhe teknologjitë në përdorim në sektorin e hapësirës ajrore, ne do të rimendojmë ombrellat, duke promovuar një ndryshim të perspektivës: sa më i fortë të jetë dielli, aq më e ftohtë do të jetë çadra”, theksoi Sibilla Bagnoli, menaxhere e  komunikimit në ”Sammontana Italia”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy