U kritikua nga Kievi, Musk tërheq satelitët që ndihmuan kundër rusëve   

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kritikua nga Kievi, Musk tërheq satelitët që ndihmuan kundër rusëve   

Elon Musk duket se po hakmerret ndaj qëndrimit negativ të Kievit, dhe do tërhiqet nga financimi i satelitëve Starlink në Ukrainë.

Starlink për një periudhë të gjatë ka qenë i vetmi sistem interneti satelitor jorus që ende punonte në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Moska më 24 shkurt, me presidentin ukrainas që e ka falënderuar publikisht atë.


Advertisement

Ndihmon Ukrainën me satelitë, por “propozimet” për paqe të Musk habisin të gjithë

Por sugjerimet e miliarderit me origjinë nga Afrika e Jugut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit nuk i pëlqyen tepër Kievit, nga momenti që ai përshembull e konsideronte Krimenë tashmë të humbur.

Advertisement

Madje ambasadori ukrainas në Gjermani,  Andrij Melnyk i kishte sugjeruar Musk të “shkonte në diall”, por me fjalë edhe më të rënda.

Pikërisht diplomatit iu përgjigj Musk në Twitter, për të shpjeguar arsyen e tërheqjes nga mbështetja satelitore Starlink, e cila mundësohet nga krijesa e tij SpaceX.  


zelenski 1280x720

Advertisement

Zelensky, bisedë me Musk. Starlink, linja joruse e komunikimit për qytetet e shkatërruara nga lufta

 “Thjesht  po ndjek këshillën tuaj”, ironizoi babai i Tesla dhe SpaceX, dhe së shpejti edhe pronari i vetë platformës Twitter.

Advertisement

 Në të vërtetë, arsyet janë financiare. Kosto për të mbajtur sistemin e përbërë nga pothuajse 20 mijë satelitë, që ndihmuan shumë ushtrinë e Kievit në lokalizimin e mjeteve ushtarake ruse që më pas u shkatërruan,  është tejet i madh, edhe për njeriun më të pasur të botës. Përllogaritet që deri më tani kosto që Musk ka mbuluar nga xhepi i tij tejkalon 80 milionë dollarët.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy