Urdhër nga Shtëpia e Bardhë: Të mbrohet njerëzimi nga Inteligjenca Artificiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjigandët e teknologjisë janë udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë që të mbrojnë publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale.

Sundar Pichai i Google, Satya Nadella i Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI, u thirrën në godinën qeveritare më të fuqishme të botës ku morën më vete detyrën e ngarkuar nga presidenti amerikan Joe Biden për të garantuar sigurinë e njerëzimit.

Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se shumë shpejt do të vendosë rregulla për sektorin e Inteligjencës Artificiale. Produktet si ChatGPT dhe Bard kanë pushtuar vëmendjen e gjerë të publikut.

Programe të tilla u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm një shans për të ndërvepruar me atë që njihet si “përgjigje të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale”, që arrin të përmbledhë informacione nga burime të shumfishta brenda pak sekondave, të krijojë kodime kompjuterike, shkruajë prezantime, madje edhe poezi. Por avancimi i atyre programeve ka ardhur me një debat të ndezur lidhur me rolin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, pasi përveç përfitimeve, ky lloj sektori mund të sjellë edhe rreziqe, veçanërisht nëse bie në duart e botës së errët.

Advertisement

Më herët gjatë javës, një paralajmërim të rëndësishëm lëshoi dhe ai që njihet si “babai” i Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton, i cili pas u dorëhoq nga Google, tha se është penduar për punën që ka bërë. Gjithashtu konfirmoi se softwaret që imitojnë ndërveprimet njerëzore janë tepër të frikshme dhe se me shumë gjasë do të mund të tejkalojnë trurin e njeriut për nga inteligjenca.

Politikanët dhe gjigandët e teknologjisë pajtohen për faktin që të përcaktohet sa më shpejt një rregullator për këtë sektor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy