Ushtarët ukrainas bëhen me krahë bionikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtarët ukrainas bëhen me krahë bionikë

Dy ushtarë ukrainas, të cilët janë plagosur dhe kanë humbur gjymtyrë në luftë, po ndihmohen të rikthehen në normalitet falë fjalës së fundit të teknologjisë. Një kompani britanike u ka ofruar atyre krahë bionikë, me shpresën që në të ardhmen të mund të ndihmojë mijëra ushtarë të plagosur.

Open Bionics, që krijon protezat, dërgoi inxhinierët e saj në Mynih, ku u vendosën krahët e rinj ushtarëve Andrii Gidzun dhe Vitalii Ivashchuk, të cilët mbetën të plagosur gjatë vitit të kaluar si pasojë e shpërthimit të minave në Ukrainë.

“Ky është një produkt unik, që krijohet me porosi dhe është i personalizuar për secilin individ në bazë të kërkesave që ka”, tha për Reuters CEO  kompanisë, Joel Gibbard. “Personat që mbajnë protezën mund të kontraktojnë muskujt duke menduar çfarë lëvizje duan të bëjnë dhe kjo përcillet te krahu bionik”.

“Është një ndjesi shumë e këndshme, nuk mund ta përshkruaj”, tha 24-vjeçari Vitalii pasi testoi teknologjinë e re.

Advertisement

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, me mbështetjen e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Zonjës së Parë, Olena Zelenska, po ndërton një spital në Lviv, ku do të mundësohen pajisje të tilla për ushtarët dhe civilët e plagosur gjatë luftës. “Presim që nga kjo nismë të përfitojnë mijëra ushtarë dhe civilë”, tha CEO i shoqatës “Superhuman”, Olga Rudneva.

Sipas raportimeve, Ukraina është momentalisht territori me më shumë mina në botë. Në vlerësimin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuar rreth 11 144 civilë janë plagosur në luftë.


hypatia h 9870376a35e3c6ebc84b25d416365228 h e7958c301507b69d495750c3e9c63058 869x579

Advertisement

Ushtarët bionikë të Francës marrin “dritën jeshile”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy