Vetëm me rrezet e diellit, pajisja që shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vetëm me rrezet e diellit, pajisja që shndërron ujin e detit në ujë të pijshëm

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se dy miliardë njerëz në mbarë botën e kanë të vështirë të sigurojnë ujë të pijshëm. Nxehtësia ekstreme dhe thatësira që pushtoi thuajse të gjithë botën, muajt e fundit, ka bërë që shumë shkencëtarë të mendojnë se mungesa e ujit të pastër mund të shndërrohet në një shqetësim serioz.

Impiantet e shkripëzimit janë një zgjidhje e kësaj problematike, për shumë vende. Lindja e Mesme ka numrin më të lartë në botë të këtyre impianteve. Mirëpo, procesi i përftimit të ujit të pastër nga uji i detit, sipas disa studimeve, mund të dëmtojë ekosistemet detare, si dhe shfrytëzon shumë energji elektrike. Kjo është arsyeja pse kompani të ndryshme po punojnë për të zhvilluar një pajisje teknologjike, e cila do të përdorë vetëm rrezet e diellit për të pastruar ujin.

Kompania Manhat me bazë në Abu Dhabi, themeluar në vitin 2019, po krijon një pajisje pluskuese që distilon ujin pa kërkuar energji elektrike ose pa krijuar ndotje. Ajo përbëhet nga një strukturë që “noton” në sipërfaqen e oqeanit. Rrezet e diellit ngrohin dhe avullojnë ujin e mbledhur poshtë kësaj strukture, duke e ndarë atë nga kristalet e kripës që bien sërish në det. Kur temperaturat ftohen, uji kondensohet në ujë të ëmbël dhë të pastër.

“Është e ngjashme me ciklin natyror të ujit”, thotë dr. Saeed Alhassan Alkhazraji, profesori i asociuar në Universitetin Khalifa të Abu Dhabit. Në fillim të këtij viti, teknologjia e patentuar e Manhat fitoi çmimin “Water Europe Innovation”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy