Vitamina D redukton infeksionin e koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vitamina D redukton infeksionin e koronavirusit

Pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak gjasë të përjetojnë komplikime dhe të vdesin nga COVID-19, sipas një studimi të ri në SHBA. Gjithashtu, është zbuluar se vitamina D ul nivelet e infeksionit.

Nëse ke vitaminë D mjaftueshëm, atëherë niveli i qelizave imune në gjak është i lartë. Në këtë përfundim arritën ekspertët nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.

Advertisement

Mostrat e gjakut për të matur nivelin e vitaminës D u morën nga 235 pacientë të shtruar në spitale me COVID-19.

Këta pacientë u vëzhguan për ashpërsinë e infeksionit, nëse humbën vetëdijen dhe nëse kishin vështirësi në frymëmarrje ose nëse humbën jetën.

Advertisement

Në pacientët mbi 40 vjeç, ata që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin 51% më pak shanse të vdisnin se pacientët e tjerë që kishin mungesë të vitaminsë.

Sipas Dr. Michael Holick, vitamina mund të ndihmojë gjithashtu kundër viruseve të tjera që prekin traktin e sipërm respirator.

Advertisement

Vitamina D redukton infeksionin e koronavirusit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy