Vonohet vendimi për rikthimin e Donald Trumpit në Facebook dhe Instagram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bordi Mbikëqyrës i Facebookut ka vonuar vendimin lidhur me lejimin e rikthimit të ish-presidentit amerikan Donald Tump, në Facebook dhe Instagram.

Trump ishte ndaluar nga Facebooku në fillim të janarit të këtij viti për shkak të trazirave në Kongresin amerikan.

Bordi i Facebookut ka bërë të ditur se vonesa në këtë drejtim ka ndodhur për shkak se duhen shqyrtuar edhe mijëra raste të tjera.

Në një postim në Twitter, Bordi Mbikëqyrës ka bërë të ditur se në javët në vazhdim do të marrë një vendim dhe pritet që data 21 prill të jetë data e vendimit.

Advertisement

Në fillim të këtij viti, disa platforma të mëdha sociale kishin ndërmarrë veprime të ndalimit, pas trazirave në Kongres të cilat lanë të vdekur pesë persona dhe më shumë se 100 oficerë policorë të plagosur.

Advertisement

Ish-presidenti Trump ishte akuzuar për nxitje të dhunës dhe shpërndarje të informata të rreme, në prag të inaugurimit të Joe Bidenit për president të SHBA-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy