WhatsApp sfidon Zoom-in, videothirrje edhe nga kompjuteri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype, duke bërë të disponueshme thirrjet dhe videothirrjet edhe në versionin për kompjuter, në një periudhë kur puna në shtëpi ka “lulëzuar” gjatë pandemisë.

Për momentin, videothirrjet mund të bëhen vetëm për bashkëbisedim mes dy personash.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, WhatsApp sqaroi: “Kohët e fundit kemi vënë re shtim të madh të numrit të thirrjeve dhe shpesh, këto thirrje kanë qenë shumë të gjata. Vetëm në 31 dhjetor janë regjistruar 1,4 miliardë telefonata zanore dhe me video. Duam që bisedat në Whatsapp t’i ngjajnë bashkëbisedimeve kokë më kokë, pavarësisht se çfarë pajisje përdorni apo ku ndodheni”.

“Në të ardhmen, do të mundësojmë edhe bashkëbisedime mes shumë personave në versionin desktop”, shtoi WhatsApp.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy