“Wikipedia” me pagesë për kompanitë e mëdha teknologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Wikipedia” me pagesë për kompanitë e mëdha teknologjike

Në të ardhmen, “Wikipedia” ka vendosur të kërkojë pagesë nga kompanitë, jo nga përdoruesit, që duan të shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë gjigantët e teknologjisë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”.

Sipas “Wired Usa”, në fakt, fondacioni “Wikimedia”, një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” dhe që pritet të nisë deri në 2021.

Detajet nuk dihen ende, shërbimi mund të jetë një lloj varianti i paguar i “API”-t të Wikipedia-s, domethënë i mjeteve teknologjike që përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të tyre.

“Për t’i bërë ballë çdo stuhie dhe për të pasur vërtet aftësinë për të ruajtur vizionin e konceptuar 20 vjet më parë, do të na duhen më shumë burime, më shumë partnerë dhe më shumë aleatë”, shpjegon fondacioni “Wikimedia”.

Advertisement

“Wikipedia, e themeluar më 15 janar 2001, është e hapur për kontributin e vullnetarëve dhe ende bazohet vetëm në modelin ekonomik të dhurimeve të përdoruesve.

Në këto ditë, ka rifilluar fushata për të kërkuar donacione nga përdoruesit, në mbështetje të enciklopedisë falas.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy