Wikipedia, një “dinosaur” i internetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Wikipedia është e mira më e madhe digjitale që na ka dhënë interneti. Enciklopedia falas online, një nga “dinosaurët” e fundit të internetit feston 20-vjetorin e saj me disa sfida që po e përcjellin.

“Një mrekulli e vogël”, kështu e përshkruan historiani, Remi Mathis, ish-president i shoqatës ”Wikimedia France”.

Krijuar më 15 janar 2001 nga amerikani, Jimmy Wales me një qëllim jofitimprurës, Wikipedia synon të sjellë së bashku njohuritë e planetit në një platformë të vetme në internet falë miliona kontribuuesve vullnetarë.

Suksesi ishte i menjëhershëm. Faqja e parë u zhvillua në anglisht, Wikipedia gjermane dhe suedeze pasuan në mars 2001 dhe menjëherë më pas 10 të tjera, duke përfshirë frëngjisht, italisht, kinezisht dhe në gjuhën katalanase.

Advertisement

Për të ardhmen, Jimmy Wales shpreson që Wikipedia të përhapet në vendet në zhvillim.

Është shumë e rëndësishme që miliardët e ardhshëm të personave që vijnë në internet të duan të kontribuojnë.

Themeluesi ëndërron një “institucion që zgjat aq gjatë (…) sa Universiteti i Oksfordit”.

Faqja e shtatë më e vizituar në botë, Wikipedia ka më shumë se 55 milionë artikuj të botuar në 309 gjuhë.

Advertisement

Përkundër enciklopedisë tradicionale të shkruar nga ekspertë të njohur, ky koleksion njohurish i përpiluar nga amatorët, shpesh anonimë, ka tërhequr kritika dhe armiqësi të panumërta nga qarqe të caktuara akademike. Atsh

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy