“Wikipedia” së shpejti me pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Wikipedia” së shpejti me pagesë

“Wikipedia” ka vendosur që në një të ardhme të afërt, të kërkojë pagesë nga kompanitë që shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë këtu edhe  gjigandët e teknologjisë si “Apple”, “Amazon” dhe “Google”.

Sipas “Wired Usa”, fondacioni “Wikimedia”, një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” që pritet të nisë gjatë vitit 2021.

Detajet nuk dihen ende, shërbimi mund të jetë një lloj varianti me pagesë i “API”-t të Wikipedia-s, domethënë i mjeteve teknologjike që përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të tyre.

Të tilla si, për shembull, kutitë e informacionit që shfaqen kur ju kërkoni në Google dhe i referoheni përmbajtjes së Wikipedia-s, ose informacioni i nxjerrë nga enciklopedia falas që japin asistentët e zërit si Alexa e Amazon ose Siri i Apple kur i pyet për një temë.

Advertisement

Disa nga shërbimet që përdorin Wikipedia si një burim dhe verifikim për të luftuar dezinformimin kanë ofruar donacione në këmbim të përdorimit.

“Për t’i bërë ballë çdo stuhie dhe për të pasur vërtet aftësinë për të ruajtur vizionin e konceptuar 20 vjet më parë, do të na duhen më shumë burime, më shumë partnerë dhe më shumë aleatë”, shpjegon fondacioni “Wikimedia”.
“Wikipedia”, e themeluar më 15 janar 2001, është e hapur për kontributin e vullnetarëve dhe ende bazohet vetëm në modelin ekonomik të dhurimeve të përdoruesve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy