minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Xiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve - Struga.info


Xiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve

Marka kineze e smartfonëve Xiaomi ka lënë pas Apple për herë të parë, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë.

Pozicioni i ri erdhi falë rritjes së shitjeve në Amerikën Latine, Afrikë dhe Evropë, sipas shifrave të firmës kërkimore Canalys, të cilave u referohet South China Morning Post.

Kompania me bazë në Pekin ka tashmë 17% të tregut global dhe renditet e dyta pas Samsung, me 19%. Apple qëndron në vend të tretë me 14%, që ndiqet nga Oppo dhe Vivo, secila me 10% të tregut.

Suksesi i Xiaomit është falë tregjeve në rritje si ai i Amerikës Latine dhe Afrikës, ku gjiganti kinez u rrit përkatësisht me 300% dhe 150%.

Advertisement

Në pesëshen më të mirë bie në sy mungesa e Huaweit, marka më e madhe e smartfonëve në Kinë, e cila prej gati dy vitesh është subjekt i sanksioneve amerikane.

Pjesën më të madhe të suksesit për Xiaomin e mban shitja e aparatëve smartfon, mesatarisht 40-70% më lirë krahasuar me rivalë si Samsungu.

Kompania ka shënuar rritje të fitimeve gjatë tremujorit të parë të 2021. Gjatë kësaj kohe, fitimet u rritën me 260%, një shifër kjo që i vjen përshtat objektivit të kompanis për të shitur 200 milionë smartfonë në vit.

Rol në rritjen e Xiaomit ka pasur edhe vendimi i një gjykate rrethi në SHBA, e cila i riktheu mundësinë e shitjes së produkteve të saj brenda vendit. Vendimi i presidentit Trump në ditët e fundit të mandatit u rrëzua nga një gjykatë rrethi në maj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy