Zbulohen shenja jete në planetin Venera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është e jashtëzakonshme ideja se organizma të gjallë po jetojnë në atmosferën e planetit të Venerës.

Kjo është ajo që astronomët po konsiderojnë të jetë pasi kanë vërejtur një gaz në atmosferë të cilën nuk mundën ta shpjegojnë, raporton BBC.

Në tokë, fosfina lidhet me jetën, me mikrobe që jetojnë në organizmin e kafshëve si ato të pinguinëve, ose në mjediset e varfëra me oksigjen si kënetat, transmeton KOHA. Sigurisht, mund ta bësh një gjë të tillë në mënyrë industriale, por nuk ka fabrika në Venerë dhe as pinguinë.

Kjo zgjon kureshtjen se pse është ai gaz atje, 50 kilometra larg nga sipërfaqja e planetit.

Advertisement

Lidhur me këtë çështje, është publikuar një studim në revistën Nature Astronomy me detaje nga vëzhvimi i fosfinës në Venus, si dhe hetimet që janë bërë të cilat tentojnë të tregojnë se kjo molekulë mund të ketë origjinë natyrale, jo-biologjike.

Duke marrë parasysh gjithçka që dihet për Venerën, askush ende nuk ka mundur të sqarojë një rrugë që çon drejt fosfinës. Kjo do të thotë se një burim jete duhet konsideruar si i mundshëm aty.

“Gjatë tërë karrierës sime, kam qenë i interesuar në kërkimin për jetë në univers, kështu që tani jam i mahnitur që kjo mund të jetë e mundur”, ka thënë profesori Jane Greaves nga Universiteti Cardiff.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy