Zgjedhjet presidenciale në SHBA fitojnë 570 milionë “tweets”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uashington, 5 nëntor – Zgjedhjet presidenciale amerikane gjeneruan më shumë se 570 milionë “tweets” në një vit fushatë, përfshirë gati 10 milionë në 24 orët e fundit, një sasi gjashtë herë më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2016, sipas të dhënave të përpiluara nga “Visibrain”.

“Ky entuziazëm për zgjedhjet amerikane në Twitter pasqyrohet edhe në shtypin francez, ku kishte tri herë më shumë artikuj këtë vit, sesa gjatë zgjedhjeve të para të Donald Trump në vitin 2016 dhe shtatë herë më shumë se gjatë rizgjedhjes së Barack Obama-s në 2012”, sipas një studimi të veçantë të botuar nga platforma e monitorimit “Tagaday”.

Sipas këtij studimi, Donald Trump është personaliteti i dytë më i cituar në shtypin francez, pas Emmanuel Macron, që nga viti 2017.

Për krahasim, Barack Obama, presidenti i SHBA-së nga 2009 në 2017, nuk është ngjitur kurrë më lart se vendi i katërt në këtë klasifikim/AFP.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy