Zuckerberg: Realiteti virtual po zhvillohet më shpejt se pritshmëritë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zuckerberg: Realiteti virtual po zhvillohet më shpejt se pritshmëritë

Realiteti i shtuar dhe realiteti virtual po zhvillohen më shpejt sesa pritej, theksoi kreu i Facebook Mark Zuckerberg për Vivatech, i bindur fort se një botë e re e aplikacioneve dhe shërbimeve po hapet me këto teknologji.

“Kjo ka filluar të ngrihet pak më shpejt nga sa mendonim”, shtoi Mark Zuckerberg, i cili u intervistua drejtpërdrejt nga Maurice Lévy, bashkëthemeluesi i ngjarjes pariziane kushtuar start-up dhe inovacionit.

“Facebook, i cili hodhi në treg kohët e fundit ​​maskën e re të realitetit virtual Oculus Quest 2, punëson aktualisht 10 000 persona në realitetin virtual dhe realitetin e shtuar”, nënvizoi Zuckerberg.

“Ne jemi duke investuar miliarda dhe miliarda dhe miliarda dollarë në këto teknologji, për të ndërtuar një të ardhme të jashtëzakonshme brenda pesë deri në 10 vjet”, shtoi ai.

Advertisement

“Aplikimet për maskat e realitetit virtual si Oculus dhe konkurrentët e tij kanë filluar të dalin nga lojërat video, zona e tyre e parë e zhvillimit”, nënvizoi Zuckerberg./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy