minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO) - Struga.info


19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe.

Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, planifikojnë të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë.

Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve.

Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të incizuar.

Advertisement

Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.

Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun./R.E.L

Advertisement

The post 19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO) appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy