19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe.

Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, planifikojnë të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë.

Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve.

Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të incizuar.

Advertisement

Sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz.

Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

SHBA-ja më pas ka pushtuar Afganistanin dhe më vonë Irakun./R.E.L

Advertisement

19 vjet nga sulmet kundër SHBA, masakra që ndryshoi botën (VIDEO) shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy