19-vjetori/ Historia sekrete e 11 shtatorit që ndryshoi botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thuhet se fati i historisë është vendosur nga forca e armëve në fushën e betejës, por shpesh ajo është përcaktuar edhe nga kolapsi apo dështimi e një perandorie të lodhur. Kur historianët mundohen të gjejnë pse një komb i caktuar në një moment të historisë merr një drejtim të caktuar në vend të një tjetri, ata zakonisht janë më shumë të interesuar të zbulojnë se kush foli dhe cfarë u tha në një takim larg syve të opinionit publik, domethënia e vërtetë e të cilës mund t’u ketë shpëtuar edhe vetë atyre të cilët mund të kenë marrë pjesë në këtë takim.

Një takim i tillë është zhvilluar dhe në një nga dhomat e Shtëpisë së Bardhë gjatë javës së parë të janarit 2001. Takimi ishte pjesë e një programi të dizenjuar nga këshilltari i Bill Klinton për sigurinë kombëtare, Sandy Berger, i cili donte që tranzicioni ndërmjet administratave të Bush dhe Klinton të kryhej sa më butë dhe sa më normal që të ishte e mundur. Me një lloj hidhërimi, Berger kujton se sa pak janë ndihmuar ai dhe kolegët e tij nga administrata e Bushit të vjetër gjatë periudhës 1992-1993. I ndërgjegjshëm për të shmangur përsëritjen e asaj eksperience, ai organizoi 10 takime informuese me ekipin e tij për pasuesen e postit të tij, Condoleezza Rice, dhe për zëvendësin e saj Stephen Hadley.

Vetë Bergeri ndoqi vetëm një nga sesionet e takimeve informuese – sesionin që kishte të bënte me kërcënimin që shfaqte për Shtetet e Bashkuara terrorrizmi ndërkombëtar, dhe në mënyrë të vecantë kërcënimi i al-Qaedas. Ai iu drejtua Condoleezza Rice me fjalët, “ Unë vij në këtë takim për të nënvizuar se sa e rëndësishme është për mendimin tim ky subjekt!” Bergeri thotë se me vonë në zyrën e tij, duke qenë i vetëm me Rice, ai i tha asaj, “Unë besoj se administrata e Bushit të ri do të shpenzojë më shumë kohë me terrorizmin në përgjithësi, dhe mbi cdo gjë tjetër me al-Qaedan në vecanti!”

Seanca e informimit mbi terrorizmin u mbajt nga Richard Clarke, një burokrat karriere, i cili kishte shërbyer edhe në administratën e Bushit të parë, por ishte ngritur në përgjegjësi vecanërisht gjatë viteve të presidencës Clinton, duke u shndërruar në pikën e referimit të Shtepisë së Bardhë për cështjet e terrorizmit. Si shef i Grupit ndër-dikasterial të Sigurisë Kundra Terrorizmit (GSC), Clarke njihej si njeri paksa obsesiv – por në fakt ishte personi që bënte tamam për këto lloj punësh. Që nga sulmi terrorist me bombë mbi bazën ushtarake amerikane, U.S.S.Cole, në Jemen, më 12 Tetor 2000 – sulm ku mbetën të vrarë 17 amerikanë – ai kishte punuar në hartimin e nje plani agresiv për të luftuar al-Qaedan. Rezultat i kësaj pune ishte një dokument strategjie që Clarke ja kishte prezantuar Berger dhe “shefave” të tjerë të sigurisë kombëtare amerikane që më 20 dhjetor 2000.

Advertisement

Por Berger dhe “shefat” e tjerë vendosën t’a linin planin në sirtar për t’ia kaluar administratës së Bushit të ri trajtimin e kësaj cështjeje. Duke qenë se administratës Clinton i kishte mbetur më pak se një muaj qëndrim në pushtet, kjo e fundit gjykoi se nuk do të ishte e përshtatshme të lanconte një iniciativë kaq madhore kundër Osama bin Ladenit. Një nga ndihmësit kryesore të Clintonit thotë – “Ne do të ishim në një situatë të tillë absurde, ku do të duhej t’i linim në dorëzim administratës së Bushit të ri një LUFTË, ndërkohë që ajo sapo do të merrte detyrën në ngarkim më 20 janar 2001. Kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë!” Kështu që fati i asaj që u propozua nga Clarke në takimin informues të fillim janarit 2001, varej tërësisht nga vendim-marrja e ekipit të këshilltares së re për sigurinë Condoleezza Rice.

Pasi foli në fillim të takimit informues, Berger u largua dhe nuk arriti të ishte i pranishëm në momentin kur Clarke duke përdorur një prezantim “Powerpoint” në kompiuter, nënvizoi idenë e tij kryesore për Rice. Por një zyrtar i lartë i administratës Bush mohon faktin që t’iu jetë dorëzuar nga administrata e mëparshme e Clinton, një plan zyrtar për të ndërmarrë një offensivë të gjerë kundër al-Qaedas. Më tej ai shton se materiali i prezantuar nga Clarke në atë takim në fakt trajtonte më tepër idenë në se administrata e re Bush duhej të ndërmerrte “një politikë më aktive” ndaj grupimeve terroriste. (E pyetur për këtë fakt Rice nuk ka pranuar të komentojë, por zëdhënësja e saj sidoqoftë tha se asaj nuk i kujtohet asnjë takim informues ku të ketë qenë prezent edhe Berger.) Të tjerë zyrtarë të rëndësishëm si nga administrata Clinton edhe nga ajo Bush thonë se sidoqoftë Clarke kishte një seri propozimesh konkrete për “t’a vënë me shpatulla për muri” al-Qaedan.

Në fakt, titulli i faqes 14 të prezantimit në Powerpoint të Clarke lexon, “Përgjigjja ndaj al-Qaedas: Vënia me shpatulla për muri!” Propozimi i Clarke bënte thirrje për të “shkatërruar” celulat e al-Qaedas si dhe arrestimin e personelit të tyre. Më tej ai propozonte që të sulmoheshin sistematikisht mbështetësit financiare të aktiviteteve terroriste, të ngriheshin asetet dhe të ndaloheshin fondet nga fondacionet fasade të bamirësisë. Vendet ku al-Qaeda shkaktonte turbullira, – si Uzbekistani, Filipinet, Jemeni, etj – duhet t’u jepej ndihmë për të luftuar terrorrizmin. Akoma më e rëndësishme ishte fakti që Clarke donte të shihte një rritje drastike të veprimeve konkrete kundrejt Afganistanit “në mënyrë që të eleminohej tempulli i shenjtë” i al-Qaedas, ku kjo e fundit kishte kampet e trainimit të terroristëve dhe ku bin Ladeni mbrohej nga regjimi radikal islamik i Talibanëve.
Talibanët erdhën në pushtet në 1996, duke vendosur një lloj rregulli për një komb që ishte udhëhequr nga rivaliteti i përgjakshëm midis feudeve dhe luftërave etnike që nga koha e tërheqjes së ushtrisë sovjetike në vitet 80-të. Propozimi anti-terror i Clarke mbështeste një rritje të konsiderueshme të mbështetjes amerikane për “Aleancën e Veriut”, e cila ishte rezistenca e vetme që kishte mbetur në Afganistan kundër regjimit të Talibaneve. Në këtë mënyrë, terroristët që do të përgatiteshin në kampet terrorriste, do të detyroheshin që të qëndronin ne Afganistan, duke luftuar (apo vdekur) në frontin e luftës. Në të njëjtën kohë, ushtria amerikane duhet të niste sulmet ajrore mbi kampet e trajnimit të terroristeve, si dhe të inicionte operacionet e forcave speciale në brendësi të Afganistanit. Plani vlerësohej të kushtonte “disa qindra milionë dollarë.” Me pak fjalë, sic pershkruhet nga zyrtarë të lartë të administratës së Bushit, plani parashikonte pothuaj saktësisht atë cfarë u zbatua nga SHBA-ja pas 11 shtatorit 2001.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Propozimit të Clarke, hartuar gjatë viteve 2000-2001, nuk ju kushtua vemendja e duhur dhe nuk u dëgjua më nga vendim-marrësit më të lartë të administratës amerikane deri në prill 2001. Por edhe në këtë rast, shqyrtimi i planit harxhoi 4 muaj të tjerë nëpër labirinthet e burokracisë para se ky material të bëhej gati për aprovim nga presidenti Bush. Nga njëra anë, askush nuk mund të parashikonte më parë se kur dhe si do të ndodhte sulmi terrorist. Është plotësisht e vërtetë se askujt nuk do t’i shkonte ndër mend ajo që ndodhi në 11 shtator 2001! Por nga ana tjetër ekzistojnë edhe disa të vërteta të pamohueshme. Aty nga mesi i vitit 2001, për shumicën e atyre që duhet të ishin në dijeni – përfshi profesionistët në hije të spiunazhit, burokratët e padukshëm të shërbimeve sekrete dhe ata të zbatimit të ligjit në një numër vendesh – të gjithë ishin pothuaj histerikë për shkak të shqetësimit të vazhdueshëm që vinte nga një sulm i madh i mundshëm terrorist kundër interesave amerikane. Kjo nuk u arrit të shmanget sepse viti 2001 dëshmoi dështimin sistematik të aftësisë së aparatit të sigurisë kombëtare në Washington për të trajtuar cështjen e kërcenimit terrorist.

Advertisement

Në fakt propozimi i Clarke u bë viktimë e procesit të tranzicionit të kalimit të pushteteve në Shtëpinë e Bardhë. Fatkeqësisht, administrata e re ishte e zënë me rikonceptimin e politikave të trashëguara për “betejat” e saj të ardhshme dhe po sheshonte cështjet kryesore që përballeshin me të në ditët e para të marrjes së pushtetit. Ndërmjet të tjerash, administrata e Bushit vendosi të institucionalizonte “procesin e saj të rishikimit të politikave” mbi cështjet e kërcënimit terrorist. Vetë Clarke, tregon se në fakt rishikimi eci “me ritmet më të shpejta të mundshme!” Më tej zyrtarët e administratës së tanishme presidenciale insistojnë se në momentin kur strategjia e rishikuar iu dorëzua Bush-it për aprovim më 4 shtator 2001, ajo ishte më agresivja dhe më e plota se cdo material tjetër i hartuar nga administratat e mëparshme.

Sipas tyre, plani final ishte “eliminimi” dhe jo “vënia me shpatulla për muri” e al-Qaedas! Por sidoqoftë vonesat kanë gjithmonë një kosto! Ndërkohë që “Aleanca e Veriut”, opozita e vetme në Afganistan, ishte e dëshpëruar për ndihmë ajo mori në fakt shumë pak prej kësaj ndihme. Për më tepër, në një situatë tipike burokratike dhe fatale, sherret e vogla dhe cic-micet banale që hasen në fakt shumë rrallë në politikën e djathtë, penguan marrjen e vendimit për dërgimin e një “Predatori” – një lloj avioni satelit spiun që komandohet pa pilot nga toka – të fluturonte mbi Afganistan, gjë që mund të ishte burimi më i mirë i informacionit dhe spiunazhit të mirëfilltë për atë cfarë po ndodhte në kampet e përgatitjes së terrorristeve. Në këtë mënyre “Predatori” qëndroi kot i papunë që nga tetori 2000 deri më 11 shtator 2001 dhe askush nuk ishte përgjegjës për këtë gjë. Kështu “Washingtoni” dështoi në mënyrë tmerrësisht fatale – dhe në konceptin “Washington” përfshihet e gjithë struktura organike qeverisëse e zyrtarëve dhe politikaneve, qofshin këta të njohur apo të panjohur, me apo pa uniformë zyrtare!

Por a ekzistonte mundësia që sulmi makabër i al-Qaedas të parandalohej nëse SHBA do të aprovonin dhe nisnin zbatimin e planit të luftës antiterror që në Janar 2001? Ndoshta jo! Goditja kryesore e planit origjinal ishte të sulmonte al-Qaedan jashtë kufijve të SHBA-së. Ndërkohë, në fillim të po këtij viti, Mohamed Atta dhe Marwan Al-Shehhi, dy arabë të cilët kishin qenë liderat e celulës terroriste në Hamburg, Gjermani, kishin arritur të hynin në SHBA, madje jetonin në Florida dhe përvetësonin njohuritë e duhura për fluturime ajrore në shkollat lokale. Nawaf Alhazmi dhe Khalid Almihdhar bënin të njëjtën gjë në Kaliforninë Jugore. Rrëmbyesit e mëvonshëm të avioneve ruajten një siguri të lartë, duke shmangur në përgjithësi përdorimin e telefonave celularë, duke marrë me qira apartamente me emra të rremë, dhe duke përdorur sa më shumë të ishte e mundur para “cash” në vend të transfertave elektronike bankare. Në se cdo plan i parashikuar për të sulmuar al-Qaedan do të zbatohej, ekzistonte mundësia në fakt që celula në SHBA e drejtuar nga Atta mund të mos ishte kapur kurrë.

Por ekzistonte edhe një mundësi tjetër! Një fushatë agresive mbarëbotërore për të degraduar dhe shkatërruar rrjetin tërrorrist – për të ndërprerë sistemin e rekrutëve terrorristë që vinin të përgatitur për terror nga kampet e trainimit në Afganistan, për të sulmuar ndihmën logjistike dhe financiare nga e cila vareshin rrëmbyesit e ardhshëm të avioneve civilë – mund të kishte bërë të pamundur zbatimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Ndoshta disa nga ata që do të aprovonin dhe urdhëronin zbatimin e këtij sulmi c’njerëzor do të ishin vrarë, dhe rruga e parave për në Florida do të ishte ndërprerë. Këto gjëra skemi për t’i ditur kurrë saktë sepse ato asnjëherë dhe askush nuk u perpoq t’i zbatonte! Kjo është historia sekrete e dështimit më 11 shtator 2001.

Advertisement

BIZNES I PAMBARUAR

Berger ishte i vendosur që në kohën kur do linte postin si këshilltar për sigurinë kombëtare, të siguronte se pasuesja e tij kishte kuptuar plotësisht kërcënimin e terrorrizmit. Në një farë mënyre kjo ishte një lloj pranimi i dështimit të administratës së mëparshme. Daullet e sulmeve terroriste kundër objektivave amerikane kishin rënë pa pushim gjatë viteve të presidencës Clinton, e për më tepër ato dukej se nuk kishin ndërmend të pushonin.

Në vitin 1993, Qendra Botërore e Tregëtisë (të ashtuquajturat “Kullat Binjake”) u sulmua për herë të parë me bombë. Në vitin 1996, u vranë 19 qytetarë amerikanë në shërbim ushtarak, teksa u bombarduan “Kullat Khobar” në Dhahran të Arabisë Saudite. Dy vjet më vonë u sulmuan me bomba ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzania. Ndërsa festimet e mileniumit të ri po afroheshin, në ditët e fundit të vitit 1999 CIA paralajmëroi se priste se 5-15 sulme terrorriste kundër objektivave amerikane gjatë natës së vitit të ri. Por për shans, SHBA-të patën fat të paktën për tre herë. Autoritetet jordaneze shkatërruan një celule të al-Qaedas në Aman. Ndërkohë, Ahmed Ressam, një algjerian që banonte në Montreal, tradhëtoi veten teksa u frikësua kur kalonte kufirin kanadez për në Amerikë dhe bëri të mundur të zbulohej ngarkesa e eksplozivit që ai mbante në makinë për t’a transportuar më vonë drejt Los Angeles ku synohej të hidhej në erë aeroporti ndërkombëtar. Së fundi, më 3 janar 2000, në një sulm të al-Qaedas kundër aeroplanmbajteses amerikane “The Sullivans” në Jemen, terroristët u përfunduan në ujë për shkak të mbingarkesës së madhe të varkës së vogel më të cilën po i afroheshin anijes amerikane.

Që në fillim të administratës Clinton, puna për të shkatërruar planet e terrorizmit i mbeti Clarke. Ky i fundit është një burokrat që i ka rezistuar ndyshimeve politike në presidencë dhe aktualisht udhëheq zyrën e administratës Bush kundër terrorizmit të sofistikuar. Clarke i ka shërbyer katër presidenteve të fundit nga të dy partitë (republikane dhe demokrate). Kolegët e tij bëjnë shaka duke thënë se kornizat e fotove në zyrën e Clarke kanë dy faqe: një për të admiruar presidentin republikan dhe tjetra për atë demokrat. Agresiv dhe i ashpër në kufijtë e një legjende, Clarke ishte gati maniak për të bindur skeptikët që t’a merrnin kërcënimin terrorist po aq seriozisht sa ai. “Clarke është në mënyrë gati të paimagjinueshme i përkushtuar, me energji kolosale, i fokusuar dhe me një imagjinatë të pakrahasueshme” – thotë një zyrtar i lartë i administratës së Clinton-it. “Por problemi i tij është se ai është pothuaj fare i pandjeshëm ndaj faktit që shpesh ai shkel me këmbë ata që i dalin para në rrugën që e ndihmon për të realizuar qëllimin e tij.” Sidoqoftë, në fund të vitit 2000, Clarke në fakt nuk kishte nevojë të anashkalonte bosin e tij, sepse Berger ishte po aq i ndërgjegjësuar për rrezikur terrorist sa edhe ai.

Advertisement

Të dy burrat kishin një aleat tek George Tenet, i cili ishte emëruar drejtor i shërbimeve sekrete, CIA, në 1997. “ Ndërkohë, ky i fundit nuk po flinte gjumë në punën e tij, sido që të ishin problemet e trashëguara në CIA” thotë një ndihmës i lartë i Clinton për Tenet-in. Megjithëse CIA pretendonte se kishte penetruar në al-Qaeda, kongresmeni republikan Saxby Chambliss nga shteti i Georgia-s, – i cili është edhe kryetar i Nënkomitetit të Shërbimit Sekret Kombëtar për Terrorizmin dhe Sigurinë në Vend, – ka dyshime serioze në se kjo e fundit arriti ndonjëherë të depërtonte në trurin e organizatës terroriste. Ai thotë, – “CIA nuk ishte në gjendje të rekrutonte asete humane për të penetruar al-Qaedan dhe lidershipin e kësaj të fundit.” Në fakt, asnjë nuk pretendon se një detyrë e tillë do të ishte e lehtë. Një zyrtar i luftës kundër terrorizmit thotë: “Ku mund të gjendej qoftë edhe një person i vetëm i cili te ishte besnik ndaj SHBA-së, dhe të kishte vullnetin që të hante bajga e insekte dhe të flinte në tokë në një shpellë për të paktën dy apo tre vjet? Për më tepër është akoma më e vështirë të gjesh një njeri të tillë që flet gjuhën Pashtu ose Arabe.”

Në mungesë të gjetjes së një njeriu që mund të flinte me buburrecat, CIA ishte e detyruar të mbështetej në aleatë më pak të besueshëm. Agjensia u përpoq të rekrutonte udhëheqësit e tribuve në Afganistan, të cilët mund të bindeshin që të synonin rrëmbimin e bin Ladenit. Ndërkohe, CIA kishte plane rezervë që në cdo rast të niste një nga avionët e saj urgjent për t’u ulur në një nga rripat e shkretëtirave të Afganistanit dhe t’a merrte atë menjëhëre në se ai do të kapej i gjallë. (Ndërkohë, Clinton kishte nënshkruar një dokument presidencial që ishte mjaft i interpretueshëm ( dykuptimesh) për faktin në se bin Laden duhej të vritej apo jo në një sulm të tillë.) Por sidoqoftë, besueshmëria e grupeve tribale në Afganistan ishte gjithmonë në dyshim. Me përjashtim të disa sulmeve që dështuan, këto grupe nuk arritën kurrë që t’i afroheshin bin Laden-it. Kjo do të thoshte se administrata e Clinton ishte e detyruar të mbështetej në strategjinë e dytë: t’a mposhte bin Laden-in përmes rraketave “Cruise” (det-tokë), të cilat ishin përdorur pas bombardimit të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani ne vitin 1998. Burime të gazetës “Time” thonë se gjatë gjithë vitit 2000, Clinton urdhëroi dy nëndetëse të marinës amerikane që të qëndronin në Detin Arabik, të gatshëm për të sulmuar në se do të përcaktoheshin saktë koordinatat e bin Laden-it.

Por plani kishte dy të meta. Së pari, rraketat mund të lëshoheshin vetëm në se vendndodhja e bin Laden-it njihej me saktësi, dhe fatkëqësisht CIA asnjëherë nuk arriti të marrë një informatë të tillë në mënyrë definitive. Në fillim të vitit 2000, Clinton u nervozua shumë nga mungesa e informacioneve sekrete për lëvizjet e bin Laden-it. Në një dokument “memo” ai shkruante “ Na duhet të bëjmë një punë shumë më të mirë se sa kjo që është bërë! Kjo është e pakënaqshme!” Së dyti, edhe sikur vendodhja e saktë e bin Laden-it mund të identifikohej ndonjëherë, rraketave do t’u duhej shumë kohë që ta godisnin atë. Pentagoni mendonte se do t’i duhej të paktën 6 orë pas marrjes së vendimit për sulm, për të lëshuar një rraketë “Tomahawk” mbi kampin e bin Laden-it. Por ekspertët e Shtëpisë së Bardhë mendonin se kjo ishte një kohë shumë e gjatë dhe e papranueshme. Cdo rraketë që do të lëshohej drejt Afganistanit do te duhej të fluturonte mbi Pakistan, dhe Agjensia e Shërbimeve Sekrete të Pakistanit (ISI) ishte e afërt me regjimin e Talibaneve në Afganistan. Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë ishin pothuaj të sigurtë se bin Laden-i do të informohej të largohej menjëherë sapo Pakistanezët të identifikonin rraketat.

Berger dhe Clarke donin dicka më të ashpër. Më 7 nëntor 2000, Berger u takua ne Pentagon me sekretarin e atëhershëm për mbrojtjen William Cohen. Berger i tha Cohen se për Pentagonin ka ardhur koha që të ridimensionojë metodat e operacioneve ndaj bin Laden-it. Më tej ai shtoi – “Ne jemi sulmuar disa herë deri tani, dhe kemi për t’u sulmuar përsëri në të ardhmen! Ndërkohë, në nuk kemi ende opsione të tjera vec përdorimit të rraketave “Cruise”. Në mënyrë të qartë Berger donte që “këmbët të ishin në tokë” – duke synuar angazhimin e trupave speciale amerikane në brendësi të Afganistanit në një mision kërkues dhe shkatërrues që synonte bin Ladenin. Cohen tha se do ta shikonte këtë ide, por ai dhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Hugh Shelton, ishin ne fakt të vendosur kundër kësaj ideje. Ata i frikësoheshin përsëritjes së operacionit fatkeq “Desert One”, një fiasko e vitit 1980, ku trupat speciale amerikane komando u përplasën në një shkretëtirë të Iranit gjatë një misioni të dështuar për të shpëtuar stafin e ambasadës amerikane që mbahej peng nga regjimi i ri i revolucionit islamik iranian.

Advertisement

Në fakt, nuk ishte vetëm Pentagoni që u bë më i ndjeshëm ndaj një politike më agresive antiterror. Po kështu u be edhe politika! Pas sulmit terrorist në bazën amerikane ushtarake në Jemen U.S.S. Cole, një forcë speciale e kombinuar për operacionet komando hartoi në mënyrë sekrete një plan të përbashkët për të krijuar trupa “Delta Force” të gateshme për të ndërhyrë në Afganistan me qëllim që të rrëmbenin bin Laden-in. Por këtyre “luftëtareve” nuk ju dha asnjëherë urdhëri për të filluar operacionin. Administrata Clinton nuk dha asnjë urdhër për ndonjë sulm amerikan ndëshkues. Një zyrtar i luftës kundër terrorit thotë – “Ne nuk deshëm të humbnim logjikën, dhe të sulmonim pastaj ndonjë fabrikë të prodhimit të qumështit për fëmijë!” Në fakt, përvec dyshimeve të forta se pas sulmit terrorist në Jemen mund të qëndronte bin Laden-i, CIA dhe FBI nuk kishin konkluduar ende zyrtarisht, te paktën deri në momentin e largimit të Clinton nga zyra presidenciale, nëse bin Ladeni ishte autor i sulmit. Kjo e bëri politikisht të pamundur për Clinton që të sulmonte ushtarakisht, – vecanërisht po të kihen parasysh afrimi i periudhës së zgjedhjeve presidenciale dhe mungesa e besueshmërisë ndaj tij në cështjet e sigurisë kombëtare. Një nga ish-ndihmësit kryesore të Clinton thotë: – “Nëse do të bënim dicka të tillë, le të themi dy javë para zgjedhjeve, ne do të akuzoheshim se po bënim fushatë të hapur në favor të Al-Gore!”

Për Clarke, bombardimi i bazës ushtarake “Cole” në Jemen ishte prova se politikat e vjetra nuk funksiononin më. Ishte koha për dicka më agresive, – nevoitej një plan për të bërë luftë kundër al-Qaedas! Për këtë qëllim një element ishte vital: Talibanët nuk kishin arritur të vendosnin ende kontrollin e tyre mbi të gjithë territorin e Afganistanit, sidomos në pjesën verilindore të vendit. Forcat e Aleancës Veriore të udhëhequara nga lideri legjendar guerrilas Ahmed Shah Massoud, i cili kishte luftuar kundër pushtuesve sovietikë në vitet 80-të, po rezistonin akoma ndaj regjimit Taliban. Clarke arsyetoi se Massoud-it duhet t’i jepeshin burimet e mjaftueshme për të zhvilluar një forcë ushtarake të qëndrueshme dhe funsionale. Në këtë mënyrë, terroristët që normalisht largoheshin për në perëndim nga kampet stervitore të al-Qaedas do të detyroheshin të bashkoheshin me forcat e Talibaneve për të luftuar në veri të vendit. Një zyrtar i luftës kundër terrorizmit thotë: “Duke i gozhduar ata në frontin e luftës në Afganistan, ne ndoshta do të kishim më shumë fat që t’i vrisnim atje, duke bërë kështu të pamundur largimin e tyre nga Afganistani dhe për më tepër duke eleminuar mundësinë që ata të grupoheshin për të organizuar operacione terroriste në perëndim. Kjo ishte pak a shumë taktika.” Por kjo taktikë, do të thoshte që amerikanët duhet të angazhoheshin drejtpërdrejtë në “strofullën e gjarprit” të politikës afgane.

I FUNDIT QË REZISTOI

Në fillim të vitit 2001, Afganistani ishte një vend i vështirë dhe i ashpër sic ka qenë historikisht. Në atë moment katër forca të ndryshme politiko-ushtarake luftonin për pushtet në vend. Shumica e vendit ishte nën autoritetin e Talibanëve, por ky i fundit nuk ishte një grup homogjen. Disa nga liderat e Talibanëve, si Mullah Muhammed Omar, i vetëshpalluri Emiri (mbreti) i Afganistanit, ishte produkt i tjerrur në ambiente radikale islamike. Të tjerët ishin thjesht nacionalistë radikalë Afgane. Mbështetja kryesore për Talibanët vinte nga Pakistani – një tjetër palë e interesuar e cila donte një kufi relativisht paqësor në perëndim të saj – dhe në mënyrë të vecantë mbështetej nga kreu autoritar i shërbimeve sekrete pakistaneze (ISI). Por vetë politika pakistaneze nuk ishte solide në vetvete. Qe më 1999, kur pushteti ishte marrë me puc ushtarak nga gjenerali Parvez Musharraf, disa zyrtarë pakistanezë kërkonin dëshpërimisht bashkëpunimin me SHBA-në, – e cila kishte ndërpre ndihmën ekonomike për Pakistanin në vitin 1998, kohë kur ky i fundit bënte teste shpërthimesh nukleare – duke e distancuar veten nga regjimi i Talibanëve, ose të paktën duke u përpjekur të moderonin qëndrimet radikale të këtyre të fundit.

Advertisement

Elementi i tretë ishte Aleanca Veriore, një lëvizje rezistencë baza e të cilës ishin rajonet verilindore të Afganistanit. Shumica e forcave dhe liderave të Aleancës, – si Massoud, – ishin taxhike, një minoritet në Afganistan. Massoud kontrollonte më pak se 10% të territorit te vendit, por ishte mposhtur përsëri nga Talebanët në vitin 2000. Sidoqoftë, për shkak të reputacionit dhe personalitetit të tij, Massoud ishte “kërcënimi i vetëm ushtarak për Talibanët” – thotë Francesc Vendrell, i cili ishte në atë kohë përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, në Afganistan.

Dhe së fundi ishte al-Qaeda. Grupi ishte themeluar ne Afganistan kur radikalët islamikë filluan të grupohen në vitin 1979, pas pushtimit sovietik. Bin Laden dhe shoqëruesit e tij të afërt u kthyen në vitin 1996, pasi ata u përzunë nga Sudani. Kampet e stërvitjes së terroristëve të al-Qaedas ishin në Afganistan, dhe forcat e paratë e bin Laden-it ishin të një rëndësie jetësore për të mbështetur qëndrueshmërinë e ofensivës së Talibaneve kundër Massoud-it dhe Aleancës së Veriut.

Në pranverë të vitit 2001, ekuilibri i vështirë ndërmjet katër forcave filloi të thërrmohej. “Moderatorët” brenda Talibanëve – të cilët u përpoqën të mbanin të hapura linjat e komunikimit më OKBnë dhe SHBAnë, – humbën terren. Në vitin 2000, Mullah Mohammed Rabbani, i cili ishte numri dy më i fuqishëm i regjimit Taliban, arriti në mënyrë klandestine të takonte Massoud-in. Sekretari i këtij të fundit, Ahmad Jamsheed, thotë: “ Rabbani e kuptoi se vendi ynë ishte shitur tek al-Qaeda dhe Pakistani.” Por Rabbani vdiq në prill 2001 nga një kancer në mëlci. Pikërisht në atë kohë “ishte al-Qaeda që drejtonte Talibanët dhe jo e kundërta”, thotë Vendrell i OKB-së.

Pak javë përpara vekjes së Rabban-it, qeveria pakistaneze e Musharraf-it kishte nxjerrë disa konkluzione: Pakistanezët nuk ishin më në gjendje të moderonin mënyrën e të sjellurit të Talibanëve. Për shembull, megjithë protestat mbarëbotërore, Talibanët shpallën synimin e tyre për të hedhur në erë me dinamit statujat e lashta 1,700 vjecare të Budas të gdhendura në mënyrë madhështore në faqen shkëmbore të një mali në luginën Bamiyan. Musharraf dërgoi menjëherë krahun e tij të djathtë, Minstrin e Puneve të Brendeshme, Moinuddin Haider, për t’ju lutur Mullah Omarit që t’i shpëtonte statujat e Budës. Një nga zyrtarët pakistanezë tregon se ministri i jashtëm dhe ambasadori i Talibanëve në Pakistan, në fund të bisedës ishin në favor të ruajtjes së statujave, por Mullah Omari pasi dëgjoi cfarë tha Haideri u pergjig, “Nëse në Ditën e Gjykimit unë do të qëndroj para Allahut, unë do të shoh ato dy statuja që më tunden para syve të mij, dhe unë e di se Allahu do më pyesi mua: Përse kur e kisha pushtetin unë nuk i shkatërrova keto statuja?” Pak ditë më vonë statujat e Budës u hodhën në erë!

Advertisement

Nga mesi i vitit, Pakistani ishte akoma më i shqetësuar. Vendi përballej me një valë në rritje vrasjesh me baza fetare, ku gangstërë të mirëfilltë hidhnin granata nepër xhami dhe vrisnin klerikë. Autoritetet në Islamabad e dinin mirë se vrasësit arratiseshin menjëherë në Afganistan (një nga ata në mënyrë të hapur ushtronte biznesin e tij në një dyqan në qendër të Kabulit) dhe për këtë dërgoi një delegacion i cili kërkoi që vrasësit të riatdhesoheshin. Ushtaraku pakistanez Javid Iqbal Cheema, drejtor i Njësisë Kombëtare për Manaxhimin e Krizave në Pakistan, tregon: “Ne u dhamë Talibanëve listën e emrave, fotot dhe vend-ndodhjet e kampeve stërvitore ku gjendeshin këta persona, por as edhe një idivid i vetëm nuk na u dorëzua nga autoritet afgane.” Pakistanezët u acaruan në kulm me këtë rast!

Ndërsa bora po shkrinte në malet e Afganistanit, ne horizont shiheshin përpjekjet për një ofensivë të përbashkët të Talibaneve dhe al-Qaedas, në kuadër të fushatës së përvitshme ushtarake kundër Massoud-it dhe Aleancës Veriore. Por influenca e al-Qaedas mbi Talibanët nuk po shihej aspak me sy të mirë nga afganët e thjeshtë, sidomos në zonat urbane. Vendrell thotë: “Unë mendoj se në atë kohë maksimumi vetëm 20% e popullsisë mbështeste realisht Talibanët.” Por pushteti i bin-Ladenit e detyroi Massoud-in që të kërkonte ndihmë urgjente nga faktori ndërkombëtar. Abdullah Abdullah, një ish-ndihmës i afërt i Massoud-it dhe aktualisht Ministër i Jashtëm i Afganistanit, tregon: “Ne u thamë amerikanëve dhe gjithë te tjëreve, se al-Qaeda kishte një plan të qartë që shkonte përtej kufijve të Afganistanit dhe përfshinte shumë vende të tjerë. Në të vërtetë ata kishin një program trasnacional.” Në muajin prill Massoud shkoi në Strasburg, Francë, ku iu drejtua Parlamentit Europian duke kërkuar ndihmë për Aleancën e Veriut. Ndërmjet të tjerave ai u tha gazetarëve të pranishëm atje se: “Nëse Presidenti Bush nuk na ndihmon ne, këta terroristë së shpejti do t’i dëmtojnë rëndë vetë SHBA-të dhe Europën!”

Por Massoud nuk e mori kurrë ndihmën për të cilën kishte nevojë. Ishte pikërisht kjo ndihmë që ishte parashikuar dhe nevoitej edhe në planin e Clarke. Në shumicen e rasteve, delegacionet e Aleancës Veriore në Washington duhet të kënaqeshin duke takuar burokratë të nivelit të ulët. Aleanca e kërkoi gati me lutje dhe dëshpërim njohjen nga SHBA si “lëvizje legjitime rezistence”, por nuk arriti t’a merrte kurrë atë, edhe pse në një vizitë në qershor Abdullah më në fund arriti të takonte për herë të parë disa zyrtarë të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë (NSC) dhe Departamentit të Shtetit. Sidoqoftë, më e mira që iu premtua dhe për të cilën amerikanët ishin të predispozuar, ishte që të bënin një sy qorr nga ndihma që rridhte përmes Iranit, Rusisë dhe Indisë. Vendrell kujton se në atë kohë kishte mjaft biseda dhe takime për të rritur mbështetjen nga amerikanët. Por në të vërtetë ndihma më e mirë për Massoud-in erdhi nga Irani, i cili i bindi të gjithë mbështetësit e Aleancës Veriore që të kanalizonin gjithë ndihmat e tyre vetëm përmes Massoud-it.

Vetëm njëherë të vetme ndodhi dicka që mund ta ketë bërë Massoud që të shpresonte ndihmën e SHBA-së. Në fund të qershorit, ai u takua në Dushanbe, Taxhakistan me Abdul Haq, një lider Pashtun që i kishte bazat në Dubai, dhe që ishte kundër Talibanëve. Haq shoqërohej nga dikush që Massoud e njihte mirë: Peter Tomsen, një ambasdor në pension, i cili gjatë 1989-1992 kishte qenë i dërguari special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së në rezistencën afgane. I pranishëm ishte edhe James Ritchie, nje biznesmen i suksesshëm nga Cikago i cili kishte jetuar një pjesë të mirë të fëmijërisë së tij në Afganistan dhe tashmë financonte përmes bankave grupet kundërshtare të regjimit Taliban. (Më vonë Haq u kap dhe ekzekutua nga Talibanët gjatë një misioni të fshehtë në Afganistan.) Tomsen insiston se udhëtimi i tij në qershor 2001 ishte privat, megjithëse ai kishte informuar në avancë për këtë gjë zyrtarët e Departamentit të Shtetit. Mesazhi i tyre kishte qenë: “fat të mbarë dhe kij kujdes!”

Advertisement

Qëllimi i takimit, sipas Tomsen-it, ishte të shikonte nëse Massoud dhe Haq mund të kombinonin një strategji të përbashkët kundër Talibanëve. Ministri aktual i Bujqesisë në Afganistan, Hussain Anwari, i cili ka qenë prezent në takim tregon se “ideja ishte që Abdul Haq të sillej në Afganistan për të filluar luftën e armatosur në jug-lindje të vendit. Duke shpresuar ende në mbështetjen e drejtëpërdrejtë amerikane, Massoud i dha Tomsen-it pothuaj gjithë informacionet sekrete që ai zoteronte mbi al-Qaedan, dhe i kërkoi Tomsen-it që t’ia transmetonte këto të dhëna Washingtonit. Por kur Tomsen-i informoi pas udhëtimit Departamentin e Shtetit për këtë gjë, zyrtarët e tij u treguan pothuaj memecë. Pozicioni amerikan ishte tashmë i qartë! Në se duhej të bëhej dicka për të ndryshuar realitetin në Afganistan, kjo duhet të bëhej jo nga SHBA-të por nga Pakistani! Në këtë mënyrë Massoud mbeti i vetëm.

CLARKE: KLITHMA E NJË UJKU TË VETMUAR!

Nga ana tjetër edhe vetë Dick Clarke, dukej se nuk kishte shumë miq në Washington. Propozimet e tij ende vinin vërdallë nëpër administraten e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohe, duhet thënë se asnjë fuqi tjetër e madhe nuk e trasferon pushtetin nga një qeveri në tjetrën me aq ngathtësi dhe zvarritje sa SHBA-të. Emërimet e reja zgjasin me muaj deri sa senati t’i miratojë ato, ndërsa administrat e reja zakonisht as që e cajnë kokën qoftë edhe për cështjet më themelore të politikave të trashëguara. Fatkeqësisht, lufta kundër terrorizmit ishte një nga harresat dhe humbjet më të mëdha gjatë tranzicionit të kalimit të pushtetit nga Demokratët tek Republikanët, ndërsa Washingtoni shpenzoi 8 muaj duke shfletuar e rishqyrtuar nje dokument që kishte qenë që në fillim më se i qartë si në përmbajtje dhe në qëllim. Një zyrtar i lartë i administratës Clinton thote: “Nëse nuk do të kishim patur në atë kohë tranzicionin e pushtetit, ndoshta nga fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit 2000 ne besoj do të kishim patur gati planin për të filluar offensivën kundër al-Qaedas mbi bazën e një dokumenti të aprovuar nga presidenti.”

Ndërkohë që administrata e re e Bush-it mori detyrën, Condoleezza Rice e mbajti përsëri Clarke në pozicionin e tij të përhershëm si shefin e luftës kundër terrorit. Në fillim të shkurtit, ky i fundit i riprezantoi zëvendës-presidentit Dick Cheney të njëjtin material që i kish prezantuar më parë Rice-s dhe Hadley-it. Ekzistojnë opinione të ndryshme mbi faktin se sa seriozisht u morën paralajmërimet e Clarke nga ekipi i afërt i Bush-it. Disa antarë të administratës së re Bush, që kishin punuar edhe më parë edhe me administratën Clinton, kishin ndjesinë se ekipi i afërt i Bush-it mendonte se aparati i Clintonit ishte obsesionuar nga terrorizmi. Një nga ata thotë: “Ishte e qartë se kjo cështje nuk ishte aq prioritare për ata sa c’kishte qenë për ne.”

Advertisement

Sidoqoftë, për analistë të tjerë problemi i vërtetë nuk qëndronte në faktin se administrata e re e injoroi kërcënimin tërrorist. Në të kundërt, një zyrtar thotë se “të gjithe si Rice, Hadley edhe Cheney e kuptuan qartësisht se ky ishte një problem i rëndësishëm.” Cështia shtrohej: Sa prioritare u konsiderua në fakt lufta kundër terrorizmit nga administrata e re? Clarke thotë se se trajtimi i problemit të al-Qaedas ishte ndër cështjet kryesore që u rishikuan me prioritet nga administrata Bush. Por për një arsye ose tjetrën disa cështjeve të tjera iu kushtuan më shumë vëmendje dhe prioritet. I gjithë ekipi i sigurisë kombëtare të Bush-it ishte pothuaj i obsesionuar për të themeluar një sistem kombëtar mbrojtjeje me rraketa. Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ishte tepër i zënë me punë duke rishikuar në detaje strukturën e forcave të armatosura.

Prokurori i Përgjithshëm John Ashcroft kishte marrë detyrën e re duke iu përkushtuar pothuajse tërësisht krimit të rrugës ku kishte edhe ekperiencën kryesore. Rice nga ana e saj bëri sa mundi që të unifikonte një ekip të sigurisë kombëtare ku gjithkush kishte interesa dhe stile të ndryshme, dhe me një konkurencë që mund të përkufizohej si mjaft e egër – përfshi këtu Rumsfeld, Cheney-n dhe sekretarin e shtetit Colin Powell. Duke folur për administratën e re, një ish-zyrtar i administratës Clinton thotë: “Fatkeqësisht terrorizmi nuk ishte pjata kryesore në menunë e cështjeve më prioritare politike që kishte administrata Bush!” Në fakt, al-Qaeda nuk përbënte një element të pejsazhit gjeopolitik kur Republikanët u lanë pushtetin Demokratëve në vitin 1993. Një zyrtar thotë se “administrata e re e Bush-it duhet të mësonte rreth al-Qaedas dhe të qartësonte të paktën vetveten se c’peshë dhe c’pozicion do të zinte ky problem në spektrin e gjerë të politikës së tyre ndërkombëtare.” Por që t’a bëntë këtë gjë do të thoshte që të kishte vonesa më të gjata.

Disa zyrtarë të luftës kundër terrorit theksojnë se ka edhe një arsye tjetër pse administrata e Bushit reagoi në mënyrë të plogësht. Një prej tyre thotë se materiali i Clarke konsiderohej në fakt si një “propozim i Clinton”. Të mbaje Clarke në karriken e tij të mëparshme nuk do të thoshte aspak se administrata e Bushit do të merrte parasysh analizat gjeopolitike të administratës së mëparshme, aq më tepër kur ajo përkufizohej nga ata si naivë dhe shterpë. Kështuqë Rice instruktoi Clarke që të inicionte një “proces të ri të rishikimit të politikave” mbi kërcënimin terrorist. Clarke ndërmori kështu një raund tjetër takimesh ku propozimet e tij u komentuan me tendencë dhe gati sa nuk u hodhën poshtë.

Nga ana tjetër, propozimi i Clarke konsiderohej si një plan i Shtëpisë së Bardhë, gjë që do të thoshte se ai kishte mjaft kundërshtarë që në momentin e konceptimit. Një këshilltar i Clintonit tregon se “po ta shikoje planin nën këndvështrimin e Pentagonit dhe CIA-s, ai nuk konsiderohej në fakt nga ata si plani i tyre. Ushtarakët nuk mund t’a pranonin kurrë që staffi civil i Shtëpisë së Bardhë të bënte plane dhe politika ushtarake.” Zyrtarët e luftës kundër terrorizmit pranë Departamentit të Shtetit sugjeruan se dokumenti i Clarke duhej të përfshihej në kontekstin me të gjerë të politikës amerikane në Azinë Jugore. Plani i mposhtjes së al-Qaedas po bëhej kështu viktimë e lojës klasikë të pushtetit në Washington midis atyre që kishin përgjegjësi “funksionale” – si terrorizmi – dhe atyre që kishin pergjegjësi “rajonale” – si për shembull mardhëniet me Indinë apo Pakistanin.

Advertisement

Sipas një pjesmarrësi në takim, Byroja e Azisë Jugore në Departamentin e Shtetit argumentoi me force se edhe një grup ceshtjesh të tjera ishin po aq prioritare sa cështja e terrorizmit – perfshi këtu ceshtjen e Kashmirit, fuqizimin i kapaciteteve dhe tensionet nukleare të rajonit, diktaturen e pucistit Musharraf, etj. Tashmë, siguria dhe qetësia e famshme e Clarke mori fund dhe ai nuk duroi dot më. Një pjesmarrës në një prej këtyre takimeve e perifrazon kështu mënyren se si reagoi Clarke: “Ju lutem përpiquni të kuptoni se këta njerëz po mundohen të na shkatërrojnë, e të na vrasin fare! Kështu që unë nuk e caj fare b…… në se Musharraf është apo jo i zgjedhur në mënyrë demokratike! Ajo cfarë ka rëndësi për mua është mbështetja që Pakistani i jep Talibanëve si dhe bërja e një syri qorr nga ana e tyre për këtë kancer terrorist që po u rritet para hundës në vendet fqinje!”

Ishte Bush i cili e theu rrethin vizioz që i mbante gjërat pezull. Cdo mëngjes CIA i vë në dispozicion shefit të saj një informacion të shkurtër esencial “top-secret” për të vënë në dijeni Presidentin mbi cështjet më emergjente të sigurisë kombëtare. Një ditë të fillim vitit 2001, Tenet informoi shkurtimisht Bush mbi ndjekjen që po i bëhej Abu Zubaydah, shefi i operacioneve të brendeshme të al-Qaedas, i cili ishte i dyshuari kryesor për planifikimin e sulmit terrorist mbi bazën ushtare amerikane të Jemenit U.S.S. Cole. Pas informimit, Bush i tha Rice se mënyra se si po trajtohej cështja e al-Qaedas ishte shumë e hallakatur. Ai ndihej i lodhur nga logjika e “ngopjes së ariut me mushkonja” ndaj kërkoi një plan total për të sulmuar terrorizmin. Sipas një zyrtari, Rice kërkoi përsëri takim urgjent të Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe tha “Presidenti dëshiron të hartohet një plan sipas të cilit al-Qaeda duhet të eliminohet.” Clarke i kujtoi asaj se ai kishte kohë që e kishte një plan të tillë gati.

Por pasja e një plani nuk është e njëjta gjë me ekzekutimin e tij. Dokumenti i Clarke duhej që të kalonte tani në tre nivele të tjera: (i) Komiteti i Zëvendësave, që përbëhej nga numrat dy të isntitucioneve kryesore zyrtare të sigurisë kombëtare; (ii) Komiteti i Shefave, që përfshinte Cheney, Rice, Tenet, Powell dhe Rumsfeld; (iii) dhe së fundi, vetë Presidenti. Vetëm kur Bush të kishte firmosur planin atëhere ku dokument mund të quhej ashtu sic ekipi i Bush ka qejf ta quajë zakonisht: direktivë presidenciale e sigurisë kombëtare.

Më 30 prill, afërsisht 6 javë pasi administrata Bush kishte filluar të organizonte mbledhjet e zëvendësave, Clarke u prezantoi këtyre të fundit një plan të ri. Përvec Hadley-it, i cili drejtoi një takim disa orësh, në takim ishin të pranishëm edhe shefi i stafit të Dick Cheney – Lewis Libbi; zëvendës sekretar i shtetit – Richard Armitage; si dhe Paul Wolfowitz nga Pentagoni dhe John McLaughlin nga CIA. Sipas një zyrtari të lartë, Armitage ishte entuziast rreth planit të Clarke. Por CIA ishte paksa e tërhequr pasi Tenet ndihej në pozita jo të sigurta në se dicka shkonte keq, sepse si ish-bashkëpunëtor i afërt i Clinton cdo gabim mund t’i kushtonte karriken. Agjensia e tij nuk kishte dëshirë të merrte përsipër rreziqet e protagonizmit, dhe me qëllim që të ishte e mbrojtur në cdo situatë, për cdo gjë merrte “aprovim nga Shtëpia e Bardhë.” Sipas pjesmarrësve, zëvendësat vendosën që të ndjekin “tre linja paralele për rishikimin e planit” – një mbi al-Qaedan, një mbi situatën politike në Pakistan, dhe një rreth mardhënieve indo-pakistaneze. Këto cështje u menduan nga zëvendësat si cështje të lidhura ngushtësisht me njera-tjetrën. “Ata dëshironin që t’i shikonin këto cështje në mënyrë komplekse, por pa realizuar tre mbledhje të vecanta për sejcilen linjë, ata nuk mund të organizonin një të katërt për t’a parë problemin të integruar dhe në tërësinë e tij” – thotë një zyrtar i lartë.

Advertisement

Por kishte akoma më shumë në këtë histori. Gjatë gjithë këtyre muajve, një sherr burokratik bëri zhurmë në mënyrë të vecantë, duke e helmuar atmosferën. Kjo kishte të bënte me cështjen e avionit spiun: Predator!

Predator-i ishte përdorur për herë të parë në Bosnjë në vitin 1995. Më vonë CIA dhe Pentagoni filloi një program tepër sekret i cili ishte projektuar që të siguronte pamje të drejtëpërdrejta ajrore – të cilat do të ishin aq të detajuara sa të mjaftonin për të identifikuar individë të ndryshëm në një territor të caktuar. Predator-i i ri i përmirësuar ishte më në fund gati që në shtator 2000, dhe CIA e fluturoi atë mbi Afganistan në një mision dy javor për t’a testuar. Rezultatet e para ishin premtuese. Një video që iu dërgua Shtëpisë së Bardhë tregonte një njeri i cili mendohej se mund të ishte bin-Laden. Për herë të parë, CIA tashmë zotëronte një mënyrë për të vertetuar informacionet që i vinin nga një agjent i infiltruar në rradhët e fiseve tribale afgane në terren. Një nga ndihmesat e Clinton thotë: “Në se ekzistonte një informacion se bin-Laden ndodhej në një zonë të caktuar, në mund t’a dërgonim Predator-in mbi atë zonë të identifikuar duke patur kështu një sy mbi objektivin e synuar.”

Por në tetor 2000, Predator-i u përplas teksa ulej në një bazë ushtarake në një nga vendet fqinje me Afganistanin. Paisja fluturuese, e cila fluturonte pa njeri duke u komanduar nga toka ne distancë, kishte nevojë për riparime. Sido që të ishte puna CIA dhe Pentagoni vendosën që të merreshin me riparimet duke marrë parasysh se në atë kohë dimri, moti i ashpër në Afganistan do t’a vështirësonte mundësinë e Predator-it për të siguruar pamje të qarta. Ndërkohë, ekipi i Clinton e la zyrën duke menduar se Predator-i do të ishte përsëri në qiej në mars 2001.

Në fakt Predator-i nuk do të fluturonte përsëri deri pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2002. Në fillim të vitit 2001 u vëndos që të zhvillohej një version e ri i cili jo vetëm do të bënte filmime dhe foto, por do të ishte gjithashtu i armatosur më rraketa te tipit “Hellfire” (zjarri i ferrit). Si për të shtuar stresin e Clarke dhe ndihmësve të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, CIA dhe Pentagoni nuk munden të merreshin vesh se kush do ta kontrollonte programin dhe kush do të paguante për të – megjithëse sejcili avion do të kushtonte vetëm 1 milion US$. Ndërkohë që tipi i ri i Predator-it po ndërtohej me shpejtësi në një fabrikë në jug-perendim të SHBA-se, CIA kundërshtoi përdorimin e tipit të vjetër për qëllime të mirëfillta survejimi sepse kishte frike së al-Qaeda mund t’a shikonte atë. Një zyrtar i vjetër i shërbimeve te fshehta amerikane thote se “derisa Predator-i te paisej me armatim godites, ne nuk deshironim qe t’a ekspozonim dhe dekonspironim aftesine tone suvejuese vetem duke fluturuar mbi kokat e kundershtareve tane per t’i identifikuar ata, por pa mundur qe t’i godisnim ose te benim dickca kunder tyre.”

Advertisement

Clarke dhe mbeshtetesit e tij ishin nxire nga inati. “Ne fakt Dick Clarke insitoi qe Predator-i te mbahej ne fluturim” – pranojne zyrtaret e administrates Bush. Ekipi i kunderterrorizmit argumentoi se Talibanet e kishin qelluar avionin ne fjale edhe gjate testit qe i ishte bere atij me pare nga administrata Clinton, keshtu qe ekzistenca e tij ishte veshtire te besohej se ishte tashme sekret. Pervec kesaj, nje Predator i kombinuar me informacione nga terreni, mund te grumbullonte informacion te mjaftueshem nderkohe per te leshuar mbi objektivin e identifikuar nje rrakete “Tomahawk”. Por kur zevendesit mbajten takimin e tyre te katert dhe final me 16 qershor 2002 ata akoma nuk kishin rene dakort se cfare do te behej me Predator-in. Sherret se kush do te paguante shpenzimet e tij vazhduan edhe ne gusht.

Burime nga administrata insitojne se ata nuk ndenjten duarkryq ate kohe. Per shembull, ata krijuan nje qender prane Thesarit te Shtetit per te hetuar asete te dyshimta te huaja, si dhe rishikuan “konkluzionet” e trasheguara nga Clinton mbi ceshtjen ne se CIA mund te vriste bin-Ladenin. Por aty nga mesi i vitit, rishikimi i politikave nuk kishte ecuar aspak me nivelet e duhura.
Sherbimet sekrete po merrnin nderkohe mjaft informata nen ze rreth nje sulmi te mundshem terrorist i cili do te mjaftonte qe “te mbushte pantallonat” e zyrtareve te larte.

Me 22 qershor, Departamenti i Mbrojtjes i vendosi trupat ne gadishmeri te plote dhe urdheroi gjashte anije te Flotes se 5-te, me baze ne Bahrein, qe te dilnin ne det te hapur pasi ekszistonte frika se mund te sulmoheshin ne port. Zyrtaret e SHBA-se mendonin se nje sulm i tille mund te ndodhte edhe kunder forcave amerikane te bazes se NATO-s ne Incirlik, Turqi, ose ndoshta ne Rome apo Belgjike, ose Gjermani apo Azi te Jugut, pse jo ne Filipine – pra kudo ishte e mundur por vetem ne SHBA jo! Kur Dita e Pavaresise kaloi pa incidente, Clarke organizoi nje takim dhe pyeti Ben Bonk, zevendesdrejtor i Qendres Kunder Terrorizimit te CIA-s, qe ta informonte mbi planet e bin-Ladenit. Deshmite e Bonk se al-Qaeda po planifikonte “dicka spektakolare” ishin mjaft befasuese dhe shokuese – thote nje pjesmarres ne takim. Por askush nuk e dinte se cfare, kur dhe ku do te ndodhte “spektakli”. Si per te kristalizuar idene se sa pak apo shume njohuri kishte cdo njeri qe kishte dijeni per kete problem, qendra kunder terrorizmit shpendau nje raport me titull: Kercenimi per sulme te aferta nga al-Qaeda do te vazhdoje per nje afat te pacaktuar.”

Ashtu sic pritej, nervat u acaruan me tej. Clarke, i cili shihej me percmim nga shumica ne CIA, ku ai akuzohej sikur ja rriste rendesine vetes, filloi te humbte kredibilitetin. Ai kish qene ne ate pune per nje kohe shume te gjate. Ai ishte nje ujk i vetmuar qe klithte me kot, thone miqte e tij te paket. Nje zyrtar i kundraterrorizmit thote jo pa ironi: “Clarke lexonte shume romane policore-fantastiko-shkencore, dhe u be si puna e asaj shprehjes: Kur s’ke pulen do hash sorren! Sipas tij bota gjithmone ishte duke u permbysur. Shpesh faktet tona ishin keqperdorur nga ai. Shkurt muhabeti ai nuk merrej me seriozisht nga te tjeret.” Por Clarke nuk ishte i vetmi i cili tashme ishte injoruar dhe izoluar nga te tjeret. Zyrtare te hershem thone se ne te njejten pozite ishte edhe Tenet. Ne cdo 2-3 dite drejtori i CIA-s do t’i telefononte Tom Pickard-it, i cili ishte komanduar si drejtor i perkohshem i FBI-se ne qershor., duke e pyetur: “Ckemi ndonje gje te re? A ke marre vesh gje?” Por Pickard tregohej indiferent dhe as qe e mori mundimin ndonjehere qe te pyeste se perse ishte fjala.

Advertisement

Ne mes te qershorit, Tenet u takua ne nje mbledhje te posacme me Rice dhe ndihmesit e saj. “George e informoi ne thelb Condi-n se “pritej qe te ndodhte nje goditje e madhe” – thote nje zyrtar i pranishem. Por nje deshmitar tjeter ne takim thote se Tenet prezantoi nje skeme te madhe (“ata gjithmone perdorin skema te medha si carcaf qe i varin ne mur”) ku evidentoi nje numer te konsiderushem kercenimesh. Por Tenet nuk mundi te evidentonte qarte rrezikun per ndonje sulm brenda vendit sepse ai priste me teper nje goditje te al-Qaedas jashte kufijve te SHBA-se. Nje dite qe i preokuponte vertet sherbimet sekrete ishte 20 korriku, kur Bush do te arrinte ne Xhenova, Itali, per takimin e G-8 (tete vendet me te industrializuara te botes). Tenet kishte informacione se al-Qaeda po planifikonte te sulmonte Bush-in atje. Italianet, te cilet kishin marre vesh te njejtin informacion (menyra se si sherbimet sekrete europiane e dhane kete informacion ishte e tille qe, vec “qenit” te presidentit, te gjithe e moren vesh se do te ndodhte nje sulm), vendosen nendetese dhe polumbare ne port, mbyllen hapesiren ajrore perreth qytetit dhe e rrethuan ate me nje sere armatimesh anti-ajrore.

Por asgje nuk ndodhi. Dhe pas Xhenoves, – thote nje zyrtar i larte i sherbimeve sekrete – u ndje nje lloj clirimi dhe “shume njerez e ulen vigjilencen ne maksimum”. Pas takimit te fundit te zevendesave rreth draft-materialit te Clarke per nje direktive presidenciale te mundshme, me 16 korrik ishte e veshtire te gjeje nje date per Komitetin e Shefave me qellim qe te shqyrtohej plani – gje qe ishte faza e fundit para se materiali t’i shkonte Bush. Ne fakt, ne gusht ishte planifikuar nje takim per “shefat e medhenj” por sic thote nje zyrtar i vjeter, “shume prej tyre kishin lene qytetin per pushime”. Me ne fund u fiksua nje date: shefat do t’a shikonin draftin me daten 4 shtator 2002. Kjo ishte rreth 9 muaj pasi Clarke hartoi per here te pare planin e tij per al-Qaedan.

NJE SHANS I DJEGUR

Clarke nuk ishte personi i vetem qe kishte patur nje vit te keq ne pune. Ne qytetin e New York-ut, John O’Naill udhehiqte seksionin e sigurise kombetare te FBI-se, duke komanduar me shume se 100 agjente me eksperience. Ata ishin te gjithe te mbingarkuar me pune. Bosi i O’Neill, – Barry Mawn – qe ishte asistenti i drejtorit te FBI-se, shpenzoi shume kohe duke ju lutur Washingtonit per me shume agjente, sidomos specialiste te gjuhes dhe besimeve fetare. O’Neill ishte gati nje legjende ne New York, ku ai merrej sidomos me boten e kunderterrorit. Qe nga 1995, kur ai ndihmoi ne arrestimin ne Pakistan te Ramzi Yusef, njeriu qe ishte pergjegjes per shperthimin terrorist te 1993-it ne Qendren Boterore te Tregetise, O’Neill kishte qene nje nga figurat kryesore te luftes kunder terrorizmit. I paskrupullt, i shkathet dhe ambicioz, ai kishte shpenzuar fundin e viteve 90-te duke punuar nga afer me Clarke dhe nje grup ekspertesh te zote per te cilet bin-Ladeni ishte bere obsesion.

Advertisement

Muajt e fundit O’Neill po kalonte nje periudhe te veshtire. Zyra e FBI per qytetin e New York-ut kishte pergjegjesine kryesore per te hetuar sulmin terrorist mbi bazen ushtarake te U.S.S. Cole ne Jemen. Por hetimet nuk kishin shkuar mire qe ne fillim. Autoritetet e Jemenit ishin treguar letargjike dhe jo-kooperues. Me tej O’Neill, – i cili udhehiqte hetimet ne terren ne Aden, Jemenit – ishte perplasur me Barbara Bodine, ne ate kohe ambasadore e SHBA-se ne Jemen, e cila mendonte se prezenca e madhe FBI-se ne vend po shkaktonte probleme per regjimin politik ne vend. Ne momentin kur O’Neill u largua per disa dite pushime ne shtepi me rastin e “Thanksgiving” (Dita e Falenderimeve – feste tradicionale ne SHBA), Bodine bllokoi kthimin e tij perseri ne Jemen. Duke pare kete situate, O’Neill u perpoq t’i drejtonte hetimet nga larg. Ne te njejten kohe, ekipi i tij ne New York po punonte dyfish me qellim qe te pergatiste dosjen perkatese per gjyqin qe do te zhvillohej ne Janar 2001 rreth kater konspiratoreve te arrestuar per sulmet terroriste me bomba ndaj ambasadave amerikane ne Afrike me 1998. Kjo pune perfshinte agjente qe punonin ne menyre intensive duke fluturuar nga Nairobi (Kenia) ne Dar-es-Salam (Tanzani) apo New York, te cilet shoqeronin deshmimtaret, postonin dokumentat e provat, dhe mbronin te penduarit e paket te al-Qaedas te cilet do te jepnin deshmi per prokurorine dhe gjykaten.

Megjithate, FBI-ja ishte ende e pajisur keq per te trajtuar kercenimin terrorist. Ajo nuk kishte as kapacitetin gjuhesor dhe as ate analitik qe te kuptonte al-Qaedan. Kapaciteti informatik dhe teknologjik i byrose ishte akoma ai i peridhes para-internet. Sipas Chambliss, hetimet kundra terrorizmit ishin decentralizuar neper te 56 zyrat e terrenit te FBI-se te shperndara ne gjithe SHBA-ne. Keto te fundit ishin aktualisht te dekurajuara nga shkembimi i informacionit me njera tjetren ose me qendren.

Kjo ishte pra situata edhe sikur gjerat te ecnin maksimalisht mire. Sipas nje hetimi te bere nga nenkomisioni i Chambliss u zbulua se FBI-ja “i kushtoi vemendje te pamjaftueshme” gjurmimit te burimeve te financimit te terroristeve. Shumica e agjenteve ne terren kishin marre detyra ne njesi kunder krimit te rendomte, dhe vetem pak prej tyre merreshin ne menyre specifike me grumbullimin e te dhenave mbi fundamentalistet radikale. Nje ish-ndihmes i larte i Clinton thote se gjate administrates se ketij te fundit, Clake acarua aq shume me FBI-ne sa qe filloi te levizte vete per te kontaktuar te gjita zyrat ne terren te saj duke u bere “leksion” agjenteve lokale rreth al-Qaedas. Ne fakt, FBI-ja po i pergjonte dhe regjistronte fshehtas disa radikale islamike te dyshuar dhe po “milte” gjate hetimeve disa te arrestuar te pakte te al-Qaedas qe kishte goditur. Por ne fund te viteve Clinton, ndihmesi i tij thote se FBI-ja e informoi Shtepine e Bardhe se “al-Qaeda nuk kishte ndonje prezence substanciale ne SHBA, ndersa persa i perket atyre pak elementeve qe kishin arritur te depertonin ne Amerike, gjerat ishin nen kontroll te plote”.

Ne fakt FBI-ja nuk i kishte gjerat fare nen kontroll, dhe O’Neill duhet te kishte dijeni per kete. Te njejtin opinion – sic do te shihej me vone – duhet te kishin edhe disa aleate kyc te tij, te cilet ne fakt ishin te gjithe jashte SHBA-se neper vende te tjera te botes. Ne Europe dhe vecanerisht ne France, kercenimi terrorist islamik kishte qene me i qarte se kurre vecanerisht kur Grupi i Armatosur Islamik Algjerian inicioi nje fushate bombash terroriste ne Paris gjate vitit 1995. Keshtu qe ne vitin 2000, ekspertet e kundraterrorizmit ne Europe e dinin se komunitetet e diaspores islamike ne Europe kishin krijuar tashme celulat e e terroristeve. Pas arrestimit te njerit prej tyre, Ressam-it, zyrtaret europiane ishin te bindur se terroristet do te sulmonin se shpejti edhe objektiva te caktuara ne SHBA. Jean-Louis Bruguiere, nje ekspert i magjistratures franceze i cili kishte udhehequr hetimet e rasteve kryesore te terrorizmit, thote se arrestimi i Ressam-it dha sinjalin se edhe SHBA-te “duhet te bashkoheshin me gjitha vendet e tjera te botes qe e konsideronin veten ne rrezik akut nga sulmet terroriste.”

Advertisement

Pergjate muajve te pare te 2001, agjensite europiane te mbrojtjes se ligjit, te ndihmuar edhe nga CIA, arriten nje sere rezultatesh pozitive duke bere disa goditje dramatike kunder al-Qaedas dhe celulave radikale islamike qe lidheshin me te. Nje dite pas Krishtlindjeve 2000, autoritetet Gjermane ne Frankfurt arrestuan kater algjeriane te dyshuar per kurdisjen e aksioneve terrorriste me bomba kunder objektivave te caktuara ne Strasburg. Dy muaj me vone britaniket arrestuan gjashte algjeriane me akuzen per terrorizem.

Ne prill, policia italiane shkaterroi nje celule anetaret e se ciles dyshoheshin se po pergatisnin ne fshehtesi sulmin me bomba kunder ambasades amerikane ne Rome. Dy muaj me vone spanjollet arrestuan Mohammed Bensakhria, nje algjerian i cili kishte qene ne Afganistan dhe kishte lidhje me kreret e larte te al-Qaedas, perfshi bin-Ladenin. Francezet pretendonin se Bensakhria kishte drejtuar celulen ne Frankfurt dhe ishte perfshire edhe ne rastin e sulmit te deshtuar te Strasburg-ut. Dhe ne nje kurth nga me te sofistikuarit krahasuar me te tjeret, me daten 28 qershor ishte arrestuar ne Dubai, pergjate rruges per ne Afganistan, – Djamel Beghal, – nje nenshtetas francez me origjine algjeriane i cili kishte qene ne listen e terroristeve te kerkuar te Frances qe me 1997.

Pasi u bind nga autoritete akademike islamike se djalli i vertete eshte vete terrorizmi, Beghal u tregoi hetuesve mbi planet qe ishin bere per te sulmuar ambasaden amerikanene Paris, si dhe dha detaje te reja mbi lidershipin kryesor te al-Qaedas, perfshi ketu rolin e vecante te Abu Zybaydah ne operacionet nderkonmbetare (i kthyer perseri ne France ai po perpiqet te terheqe deshmite). Por burime Franceze i kane treguar revistes “Time” se ata besojne se autoritetet amerikane kishin dijeni te plote per deshmine e Beghal-it.

Keto aksione te policise ne Europe ishin burim i mire per O’Neill. Problemi qendronte ne faktin se ato binden disa nga zyrtaret amerikane te antiterrorit se ne se do kishte ndonje sulm ndaj interesave amerikane kjo do te ndodhte jashte jashte kufijve te SHBA-se. Ne fillim te qershorit, per shembull, FBI ishte shume e shqetesuar per kercenimet qe ekzistonin ndaj hetuesve amerikane ne Jemen, sa qe i zhvendosi agjentet e saj nga qyteti Aden ne ambasaden amerikane ne Sana’a. Me pas erdhi nje paralajmerim i dyte, teper specifik per sigurine e ekipit te agjenteve, dhe Washingtoni vendosi qe t’i shpergulte te gjithe qytetaret e vete jashte Jemenit. Mawn-it i kujtohet se John O’Neill ne ate kohe thoshte: “Ka shume trafik te dhenash. Cdo njeri thote se po bien daullet e luftes dhe dicka do te ndodhe. Por kur i pyet se ku dhe cfare do te ndodhe, asnje nuk eshte ne gjendje t’a thote kete. Te gjithe presin se ka per te qene ndoshta diku jashte kufijve te SHBA-se.”

Advertisement

Por sidoqofte disa te tjere nuk e humben largpamesine e te nuhaturit te rrezikut edhe brenda vendit (SHBA-se). Me 6 gusht, ndersa po kalonte pushimet ne Crawford, Texas, Bushit ju dha informacioni i perdishem nga CIA mbi problemet me te rendesishme te dites per sigurine kombetare. Kete rradhe informacioni kishte te bente me mundesite qe kishte al-Qaeda per te sulmuar SHBA-ne. Dhe jo nje po dy zyra terreni te FBI-se kishin arritur te depertonin ne aktivitetin e al-Qaedas ne SHBA, te cilat po te ishin ndjekur me agresivitet me te madh, mund te kishin siguruar informacione sekrete te rendesishme per rrezikun e nje sulmi terrorist te shpejte. Por dobesia sistematike e burokracise se FBI-se e bllokoi mundesine qe kjo gje te merrej vesh ne kohe.

Paralajmerimi i pare erdhi nga Phoenix, Arizona. Me 10 korrik, agjenti Keneth Williams shkruajti nje material ku detajonte dyshimet e tij mbi disa te dyshuar islamike radikale te cilet kishin marre mesime mbi pilotimin e avioneve ne Arizona. Williams propozoi nje hetim per te pare ne se al-Qaeda po perdorte sistemin arsimor mbarekombetar amerikan te fluturimit ajror per qellimet e veta. Ne fakt, Williams fliste mbi bazen e eksperiences se tij te madhe, sepse kishte punuar me vite te tera mbi raste te ndryshme te terrorizmit nderkombetar.

Sipas nje ish-agjenti te FBI-se, – James Hauswirth, – zyra e Phoenix kishte hetuar njerez te caktuar me dyshime per mundesine e lidhjeve te tyre me terrorizmin islamik qe me 1994, edhe pse shefat e FBI-se lokale nuk e kishin mbeshtetur shume kete gje. Williams e kishte filluar punen per hetimin e tij mbi shkollat e fluturimit ajror qe ne fillim te vitit 2001, por fatkeqesisht gjate kesaj periudhe kishte shpenzuar shume muaj edhe per raste te tjera qe nuk kishin te benin fare me terrorizmin. Ne momentin qe ai pati sado pak kohe te merrej me terrorizmin, ju deshen vetem pak jave per t’i rene kembanave te alarmit. Ai pergatiti nje material ne forme “memo” dhe e dorezoi ate tek zyrat qendrore dhe ne dy zyra lokale terreni te FBI-se, njera nga te cilat ishte ajo e qytetit te New York-ut. Por ky dokument ne te treja rastet humbi neper sirtare.

Vetem pese jave pasi Williams shkroi “memo-n” e tij, nje paralajmerim i dyte erdhi nga nje zyre tjeter lokale terreni e FBI-se, por edhe kete here zyra qendrore deshtoi duke i bere punet per se prapthi. Me 13 gusht, Zakaria Moussaoui, nje nenshtetas francez 33 vjecar me origjine marokene, arriti ne Akademine e Fluturimeve Ajrore Nderkombetare Pan Am ne Minesota per nje trajnim ne simulator kompiuterik te avioneve “Boeing 747″. Moussaouii, i cili kishte qene ne SHBA qe ne shkurt dhe kishte marre edhe me pare leksione fluturimi ne nje shkolle te Norman, Oklahoma, reflektonte shume nxitim. John Rosengren, i cili ishte drejtor i shfrytezimit ne Pan Am deri ne shkurt te ketij viti, thote se Moussaouii donte qe te mesonte si te fluturonte nje Boeing 747 per “kater ose pese dite”. Pas vetem dy ditesh trainimi, instruktori i fluturimit te Moussaouii-t shprehu shqetesimin se studenti i tij hezitonte qe te tjeret t’a merrnin vesh se ai ishte musliman. Nje nga manaxheret e Pan Am-it njihte dike ne FBI dhe pyeti koleget ne se ishte e nevojshme t’a informonte ate. Rosengren tregon se i tha kolegut: “Dakort, per mua s’ka problem”. Te nesermen Rosengren mori nje telefonate nga nje agjent nga Mineapolis qe i tregoi se “Moussaouii ishte ndaluar ne rezidencene tij te perkoshme, ne Eagan”.

Advertisement

Megjithese Moussaouii eshte tani per tani vetem nje person i akuzuar per lidhje me sulmet e 11 shtatorit, roli i tij ne keto sulme eshte me se i qarte, (Ai eshte arrestuar ne Aleksandria, Viginia, dhe pret gjykimin nga gjykata rajonale federale). Autoritetet gjermane i kane konfirmuar revistes “Time” se – sic dyshohej qe ne hetim – Ramzi Binalshibh, nje shok nga Hamburgu i Atta-s dhe Al-Shehhit (terroristet qe rrembyen avionet me 11 shtator), dergoi para dy here permes transfertave elektronike bankare per Moussaouii-n ne gusht 2001. Binalshibh, te cilit i ishte mohuar viza per te hyre ne SHBA keter here me rradhe gjate vitit 2000, mendohet se ka qene nje nga kanalet kryesore te furnizimit me para per rrembyesit e avioneve me 11 shtator, ne varesi te fondeve qe vinin kryesisht nga rajoni i Gjirit Persik. Sidoqofte, nuk ekziston asnje prove, si per shembull, ndonje telefonate e drejtperdrejte qe t’a lidhe Moussaouii-n me rrembyesit e avioneve.

Sido qe te jete historia e vertete e Moussaouii-t, zyra lokale e FBI-se ne Minesota u bind se ky tip ia vlente qe te hetohej. Gjate dy javeve agjentet shpenzuan shume kohe, ne nje perpjekje frenetike ne rritje por te pa-frutshme, qe te bindnin agjentet e FBIse qendrore per te autorizuar leshimin e nje urdheri per te kontrolluar kompiuterin e Moussaouii-t. Nga Washingtoni, kerkesa u cua ne Paris per te marre te dhena te metejshme per te dyshuarin. Si shumica e gjerave qe kane te bejne me Moussaouii-n, permbajtja e dosjes qe u dergua nga Parisi kishte fakte te pakundershtueshme.

Nje burim i hershem francez i forcave te mbrojtjes se ligjit i tregoi revistes “Time” se amerikaneve iu dha “cdo gje qe atyre ju nevoitej” per te kuptuar se Moussaouii ishte i lidhur me grupet terroriste islamike. Burimi thote se “edhe nje agjent i thjeshte qe mund te punonte ne ndonje cep te humbur te Florides do kishte qene ne gjendje te kuptonte rrezikun qe kanosej ne baze te informacioneve te derguara”. Nderkohe, nje sere zyrtaresh ne FBI thone se perpara 11 shtatorit francezet derguan vetem nje dokument me tre faqe, i cili e portretizonte Moussaouii-n si nje person radikal, por informacioni ishte aq i pergjithshem sa nuk mund te justifikonte kerkesen per kontrollin e kompiuterit te tij.

Ne fakt, nuk ka shume rendesi ne se materiali i derguar nga francezet ishte apo jo i mjaftueshem. Gjeja me e jashtezakonshme dhe fatale per rastin e Moussaouiit, – sic ishte rasti i “memos” nga Phoenix, – ishte se ky rast nuk arriti kurre te terhiqte vemendjen e zyrtareve te larte ne Washington, te cilet ishin pothuaj teresisht pagjume nga shqetesimi i kercenimit prej ndonje sulmi te mundshem terrorist. Askush ne FBI ose CIA nuk informoi ndonjehere dike nga Shtepia e Bardhe per faktin se Moussaouii ishte ndaluar. Kjo ishte e pafalshme! Nje zyrtar i larte i antiterrorizmit ne Shtepine e Bardhe thote: “A mendoni ju se po ta dinte Dick Clarke qe FBI-ja kishte ndaluar nje qytetar te huaj, i cili po mesonte si te ngiste nje aeroplan, se ai do rrinte duarkryq?”

Advertisement

Te lumtur gati ne injorance, per shak te mungeses se informacionit, Clarke dhe Tenet mezi po prisnin me ne fund takimin qe kishin enderruar per kaq kohe me shefat e medhenj te Shtepise se Bardhe. Por rastesite fatale ne Washington nuk ishin plotesuar te gjitha. Ne vijim te lutjeve qe vinin nga zyra lokale e FBI-se per qytetin e New York-ut, ku Mawn dhe O’Neill ishin te deshperuar per linguiste dhe analiste te rinj, drejtori i komanduar i FBI-se, Pickard i kerkoi Departamentit te Drejtesise nje fond prej 50 milion US$ per programin e byrose se luftes kunder terrorizmit. Fatkeqesisht kerkesa u refuzua! Nje burim nga byroja thote se ne gusht Pickard i beri edhe njehere kerkese Prokurorit te Pergithshem, Ashcroft. Pergjigja ishte perseri nje ‘JO’ e thate!
Pickard e mori letren e Ashcroft me daten 10 shtator 2001. Disa dite me pare O’Neill kishte lene FBI-ne dhe kishte filluar nje pune te re. Ai e ndjente veten te konsumuar ne FBI dhe e kishte te qarte se nuk kishte cte bente me atje. O’Neill e kishte kuptuar se me kembenguljen e tij kishte bere aq shume armiq sa qe nuk mund t’a mbeshteste me Mawn-in ne perpjekjet e tij. O’Neill beri dorzimet punes, u largua perfundimisht nga FBI-ja dhe vendosi te fillonte nje jete te re si shefi i sigurimit prane Organizates Boterore te Tregetise, ose sic quhej ndryshe te ashtuquajturat “Kullat Binjake”!

DY VIZITORET

Ndersa ne Afganistan mberriten netet e para te fresketa te stines se vjeshtes, liderin e Aleances Veriore, Ahmed Shah Massoud, nuk e zinte vendi. Ofensiva e tij kishte dale bllof. Perpjekja per te marre nen kontroll qytetin e Taloqan-it, te cilin e kishte humbur ndaj Talibaneve ne vitin 2000, perfundoi ne deshtim te plote. Sidoqofte, aleatet e vjeter, sic ishte lideri brutal i rezistences uzbeke Abdul Rashid Dostum, ishin kthyer perseri ne sheshin e betejes ne Afganistan. Massoud mendonte ende se mungesa e popullaritetit te Talibaneve mes popullsise Afgane mund t’i dobesonte akoma keta te fundit. Shah Pacha, nje komandant i trupave kembesore te Aleances se Veriut tregon se “ai na thoshte shpesh qe te mos merziteshim, sepse shpejt do te merrnim nen kontroll Kabulin”.

Pothuaj me 1 shtator, Massoud-i mblodhi komandantet kryesore te trupave te tij ne shtabin e tij prane Khoja Bahauddin. Synimi ishte qe te organizonte nje sulm te pergjithshem, por Zahir Akbar, nje nga gjeneralet e Massoud-it, kujton se nje telefonate celular e beri kete te fundit qe te ndryshonte mendjen. Akbar thote se “ate e njoftuan se al-Qaeda dhe Pakistani po angazhonin pese njesi luftimi ne frontin e luftimeve. Ditet e fundit ushtaret e Aleances se Veriut informonin per nje force te kombinuar te Talibaneve dhe al-Qaedas, por shtonin se cuditerisht nga jugu nuk kishte shume presion, me perjashtim te disa perplasjeve sporadike gjate javes se pare te shtatorit. Nje burim i sherbimit te fshehte afgan kujton se “Aleanca ishte habitur dhe u be konfuze se pse Talibanet nuk po i sulmonin? Per me teper burimet nga brenda Talibaneve flisnin se trupave u ishte dhene urdher qe te prisnin.”

Advertisement

Perse kjo pritje? Disa nga ndihmesit e Massoud-it tashme thone se e kane te qarte por me vonese. Per gati tre jave dy gazetare arabe prisnin ne Khoja Bahauddin per te intervistuar Massoud-in. Gazetaret thoshin se vinin nga Qendra e Observimit Islamik ne Londer dhe kishin nje leter rekomandimi nga drejtori i tyre Yasser al-Siri. Gazetaret, te cilet kishin udhetuar pa probleme permes frontit te luftes me Talebanet thane se “donin te dokumentonin Islamin ne Afganistan” – kujton Faheem Dashty, i cili prodhonte filma per Aleancen e Veriut dhe eshte aktualisht kryeredaktor i gazetes se perjavshme te Kabulit. Ne mbremjen e 8 shtatorit dy vizitoret u bene nervoze, duke insistuar plot ankth tek vartesit e Massoud-it per te konfirmuar intervisten me te. Ne te kundert ata kercenuan se ne se intervista nuk do behej brenda 24 oreve atehere ata do te largoheshin. Sekretari i Massoud tregon se “ata dukeshin sa te shqetesuar aq edhe entuziste per t’a bere intervisten aq sa filluan te na luteshin”.

Me ne fund intervista u fiksua pikerisht para drekes, te dielen, me 9 shtator. Dashty-t iu kerkua qe edhe ai t’a filmonte paralelisht me gazetaret intervisten. Massoud u ul ne krah te mikut te tij Masood Khalili, tashme ambasador i Afganistanit ne Indi. “Komandanti donte qe une te perktheja, dhe pastajse se bashku me te une do te shkoja te haja dreke prane lumit Oxus” – thote Khalili. Gazetaret arabet hyne ne dhome dhe vendosen kameren perballe Massoud-it. Khalili tregon se “ata ishin mjaft te qete dhe te permbajtur”, dhe ai i pyeti se cilen gazete perfaqesonin? Kur ata thane se punonin per llogari te qendrave studimore islamike, Khalili u be dyshues dhe hezitoi te vazhdonte intervisten, por Massoud nderhyri dhe tha se do ta benin intervisten.

Khalili thote se Massoud u tha gazetareve se ai donte te njihej me pyetjet para se te fillonte intervista. Me tej Khalili kujton se “nga 15 pyetje ne total, tete prej tyre kishin te benin me bin-Ladenin. Une u pashe ne sy me Massoud-in. Ai nuk dukej i qete. Ne kete histori gjerat po beheshin shume me te komplikura se zakonisht. Por ai tha: OK, fillojme filmimin!” Dashty tregon: – “Khaili filloi te perkthente pyetjen e pare ne gjuhen “Dari”, ndersa une po rregulloja ndricimin e kameras sime, kur papritur ndjeva nje shperthim”. Bomba kishte qene e fshehur ne kameran e arabeve dhe ajo vrau ne vend nje prej tyre, ndersa i dyti u vra nga rojet e Massoud-it teksa po perpiqej te ikte per te shpetuar. Khalili beson se ky i fundit shpetoi filimisht nga goditja e bombes prej pasaportes qe mbante ne xhepin e majte te kemishes. Tete copa metalike te bombes u gjeten te ngulura fort ne te. Dashty mban mend se e kane transportuar menjehere ne nje helikopter se bashku me Massoud-in. Ky i fundit kishte marre plage te renda. Helikopteri i coi ata urgjent ne nje spital te Taxhakistanit. Ne kohen qe ata arriten atje Massoud-i kishte vdekur!

Vrasesit kishin ardhur nga Europa, dhe ata ishin anetare te nje grupi aleat te al-Qaedas. Nderkohe, armiqte e Massoud po prisnin lajmin e vrasjes se tij. Brenda pak oresh radioja e Talebaneve filloi te kakariste propagande: “Lideri juaj vdiq! Tani ju nuk mund te na beni dot balle!” Nje anetar i stafit te Massoud thote: “Ata u treguan te zgjuar. Ofensiva e tyre ishte parashikur qe te fillonte menjhere pas vrasjes.” Pikerisht ate nate Talebanet sulmuan frontin e luftes me Aleances Veriore. Edhe nje here tjeter, por te fundit, trupave te Massoud ju desh qe te rezistojne te vetme.

Advertisement

Ndersa, luftimet po pergjakeshin, plani i Clarke priste firmen e Bush-it. Mjaft shpejt Aleanca e Veriut do te kishte gjithe ndihmen qe pati kerkuar: forcat speciale te SHBA-se, avionet bombardues B-52, dhe natyrisht sa me shume avione spiune “Predator” qe CIA dhe Pentagoni te kishin ne dispozicion. Vendimi, qe kishte pritur per nje kohe kaq te gjate, papritur ishte aprovuar menjehere, sepse vetem 50 ore pas vdekjes se Massoud-it, terroristi Atta, duke u ulur ne avionin numer 11 te linjes “American Airlines” qe udhetonte drejt aeroportit “Logan” te Bostonit perdori telefonin e tij celular per here te fundit per te komunikuar me shokun e tij Al-Shehi, i cili sapo ishte ulur ne aeroplanin numer 175 te kompanise “United Airways”. Plani i tyre djallezor kishte nisur!

Po ne ate mengjes, O’Neill, ish-kolegu i Clarke ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, arriti ne vendin e tij te ri te punes. Ai kishte qene ne kete pune vetem per dy jave. Pasi Atta dhe Al-Shehi perplasen aeroplanet ne Qendren Boterore te Tregetise, O’Neill i telefonoi djalit dhe “girlfriend-it” te tij nga jashte kullave per t’u thene se ai ishte shendoshe e mire. Pastaj ai vrapoi menjehere per te kullat qe te kryente detyren e tij. Trupi i tij u identifikua 10 dite me vone! /Michael Elliot, revista Times 12 Gusht 2002

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy