Greqia shtrihet në Jon me 12 milje, mediat turke: Ky është një skandal, tani e kanë radhën në ishujt tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia shtrihet në Jon me 12 milje, mediat turke: Ky është një skandal, tani e kanë radhën në ishujt tanë

Mediat turke e kanë quajtur skandal dekretin e miratuar sot në Greqi në lidhje me zgjerimin e Hapsirës Ekonomike nga 6 deri në 12 milje Jon.

Ky vendim i Greqisë për të zbatuar dekretin nga dita sotme ka bërë që mediat turke të “acarohen” dhe të shkruajnë që Greqia do të veprojë njësoj edhe me pjesën ishullore pranë Turqisë.

“Hurriyet” në shkrimin e saj ka shkruar se Greqia nuk do të mjaftohet me 12 miljet e detit Jon por do të përfshijë edhe pjesën ishullore në Turqi.

Një media tjetër turke “Vatan” ka shkruar se kjo gjë mund të jetë një shkak i mundshëm për fillimin e një lufte mes dy vendeve.

Advertisement

Gjithashtu edhe “Haber7” ka shkruar se Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy