“Greqia nuk i mbajti premtimet”/ Kërcënon Erdogan: Do t’i japim përgjigjen që meriton!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Greqia nuk i mbajti premtimet”/ Kërcënon Erdogan: Do t’i japim përgjigjen që meriton!

Paqja e vendosur mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati shumë. Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan u është rikthyer kërcënimeve ndaj palës greke. Duke komentuar rikthimin e anijes turke “Oruç Reis” në Mesdhe, Erdogan shtoi se Greqia nuk mbajti premtimet dhe se për këtë do të marrë një përgjigje nga Turqia.

 

“Oruç Reis po kryen detyrat në Mesdheun Lindor. Greqia dështoi të përmbushte premtimet e saj në bisedimet e zhvilluara brenda NATO dhe BE. Ne do t’i japim përgjigjet që Greqia meriton”, tha presidenti turk para grupit parlamentar të partisë në pushtet, sipas mediave greke.

 

Advertisement

Dy ditë më parë, anija turke “Oruç Reis” u rikthye në Mesdhe për të bërë kërkime, duke kthyer kështu tensionet dhe përplasjet mes palëve.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy