Maqedoni: Kallëzime penale për shoferët e autobusëve që kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ngriti tre kallëzime penale kundër shoferëve të autobusëve, punonjës të ndërmarrjeve të transportit, të cilët kanë pranuar më shumë pasagjerë sesa lejohej.

Në rastin e parë kallëzimi penal u ngrit kundër A. М. (32) nga fshati Udovo, rajoni i Vallandovës, i punësuar si shofer në një kompani në Bogdanci.

Rasti i dytë ka të bëjë me G.U. (52) nga fshati Bogorodica, rajoni i Gjevgjelisë, i punësuar si shofer në një kompani nga fshati Negorci.

Akuza e tretë penale është kundër shoferit V. C. (26) nga Bogdanci, i punësuar në një kompani nga ky qytet.

Advertisement

Maqedoni: Kallëzime penale për shoferët e autobusëve që kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy