minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mbi një mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë - Struga.info


Mbi një mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditët e fundit, Ministria e Brendshme ka kryer kontrolle të intensifikuara të veprimit për të sanksionuar shoferët që ngasin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga MPB thonë se kjo shkelje e trafikut është shkaku më i zakonshëm i aksidenteve me pasoja të rënda, dhe dje dhe pardje (e shtunë dhe e diel) janë gjobitur 1069 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në territorin e të gjithë vendit.

“181 shoferë janë sanksionuar në territorin Kumanovës, 183 sanksione janë shqiptuar në territorin e SPB Manastir, dhe 157 sanksione në territorin e SPB Shkup. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë sot dhe në ditët në vijim, dhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve të trafikut është i dukshëm në periudhën kur zbatohen këto kontrolle”.

“Si rezultat i masave të marra, numri i viktimave në aksidente trafiku është ulur, 2020 është viti me numrin më të ulët të viktimave (125). Gjatë vitit 2021, vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të aksidenteve të trafikut, si dhe numrit të viktimave. Në periudhën nga 1 janari deri më 15 prill 2021, numri i aksidenteve në trafik është ulur me 12 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe numri i viktimave është ulur me 14 përqind”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Advertisement

The post Mbi një mijë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy