Vetëm sot 410 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë shtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se sot (17.05.2021) kanë kryer kontrolle të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me një shpejtësi më të lartë se e lejuara.

Nga MPB thonë se vetëm sot kanë sanksionuar 410 shoferë.

“Prej tyre, 84 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dhe 14 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Vetëm sot 410 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në të gjithë shtetin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy