Vendi do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente në jug, qendrën dhe zonat malore në veri dhe lindje të territorit.
Advertisement
Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, hera-herës duke fituar shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në në dete të forcës 3 ballë. Temperaturat do të regjistrojnë 12 deri në 30° Celcius.
Advertisement