Policia në rrugë për aksidentet/ Sfidon i riu pa patentë, radari e kap me shpejtësi vrastare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia në rrugë për aksidentet/ Sfidon i riu pa patentë, radari e kap me shpejtësi vrastare

Teksa Policia Rrugore ka zbarkuar në akse që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore, një 29-vjeçar ka vendosur të “sfidojë” efektivët.

 

Shtetasi me inicialet B. H., sipas policisë, u kap nga radarët në aksin Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut, me shpejtësi vrastare.

 

Advertisement

Ai udhëtonte me 196 km/h dhe kur u ndalua, rezultoi se i ishte hequr edhe leja e drejtimit. I riu ishte disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me leje drejtimi të hequr. Në këto kushte, efektivët e vunë në pranga.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy