
Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku një i ri del nga makina e parkuar në Hillside Avenue në lagjen e New York City, dhe rrëmben një djalë 5-vjeçar, teksa ky i fundit po ecte në trotuar. Fatmirësisht, ai arriti të shpëtonte falë nënës së tij, e cila vrapoi menjëherë drejt makinës së rrëmbyesit, duke e tërhequr të birin përmes dritares së mjetit.
Në një intervistë, mamaja e të miturit, Dias Lopez tha se ajo dhe fëmijët e saj ishin rrugës për të vizituar babanë e tyre, kur burri doli nga makina dhe vrapoi tek ata.
Advertisement
Hetuesit deklaruan se nuk ka prova që të dyshuarit e njihnin nënën e djalit.