
Ka kaluar një javë nga tragjedia e rrëzimit të autobuzit në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosvn mbi 40 të tjerë.
Media kroate, Jutarnji list ka publikuar deklaratën që ka dhënë në polici shoferi nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë.
Media raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte zënë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë udhëtimit, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrada.
Tashmë pritet leximi i tahografit, i cili do të përcaktojë nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij.
Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që ndaj shoferit të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, me arysetimin se ai është shtetas i huaj, gjë që gjykatësi e pranoi.
Mbrojtja e shoferit u caktua më pas me avokatët e Zagrebit Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq , të cilët raportohet se ishin punësuar nga familja e shoferit.