minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci, flet avokati i shoferit: Është në gjendje jo të mirë shëndetësore - Struga.info


Shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci, flet avokati i shoferit: Është në gjendje jo të mirë shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci, flet avokati i shoferit: Është në gjendje jo të mirë shëndetësore

Shoferi nga Kosova i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati i  tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes. Në një deklaratë për mediat e Kroacisë, si u shpreh se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Advertisement

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, ku humbën jetën 10 persona ndërsa u plagosën mbi 40 të tjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy