
Një këngëtar i njohur i muzikës popullore në Afganistan, Fawad Andarabi, u vra nga talebanët.
Denoncimi për vrasjen e tij u bë nga ish-ministri i Brendshëm afgan, Masoud Andarabi, sipas “The Guardian”.
Advertisement
“Vrasje brutale në Andarab, në pjesën jugore të provincës Baghlan. Këngëtari u mor nga shtëpia e tij dhe u vra nga talebanët. Ne nuk do të përulemi para brutalitetit të tyre”, shkroi ish-ministri në rrjetet sociale.